Në qytetin e Korçës janë marrë masa nga ana e policisë për aktivitetin çiklistik që do të zhvillohet në datat 19, 20 dhe 21 qershor.
Në kuadër të Aktivitetit “Kupa Mishel Cico” i cili do të organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe Bashkinë e qytetit Korçë, nga data 19 deri në 21 qershor 2017.
Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ju informon se për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti me përmasa kombëtare, do të bllokohen akset rrugore të mëposhtme:
• Më datë 19 Qershor 2017, nga ora 17:00 deri në orën 18:30, do të bllokohet aksi rrugor Pogradec-Korçë.
• Më datë 20 Qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:30, do të bllokohet aksi rrugor Korçë-Zvezdë-Podgorie-Zëmblak-Korçë.
• Më datë 21 Qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, do të bllokohet aksi rrugor Korçë-Pustec-Korçë.
Qytetarët janë të lutur të minimizojnë lëvizjen me automjete, në orarin e përcaktuar, në akset rrugore të lartpërmendura me qëllim shmangien e fluksit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtyre garave. (J.V/Shuplaka)