Një stuhi e madhe ciklonike ka goditur bregun e Odisë në Indinë Lindore mëngjesin e kësaj të premteje.
Erërat e forta kanë arritur deri në 195 km/orë dhe pritet që të jenë akoma dhe më të mëdha. Mbi 1 milionë njerëz në Indi janë evakuuar nga autoritetet përkatëse, nga cikloni ‘Fani’.
Njerëzit janë strehuar në 3 000 pika dhe po paisen me ushqim dhe ndihmë mjeksore.
Aeroporti i Bhubanesëar dhe Aeroporti Kolkata janë mbyllur përkohësisht dhe shërbimet e trenave janë anulluar.
Shkollat janë mbyllur gjithashtu dhe sipat autoriteteve do të preken të paktën 52 qytete dhe 10 000 fshatra nga përmbytjet , pemët e rëna dhe shkatërrimet në shkallë të gjërë.
Deri më tani nga mediat e huaja nuk janë raportuar viktima.
#WATCH Rain and strong winds hit Paradip, Odisha. #CycloneFani pic.twitter.com/YJZ7oCS191
— ANI (@ANI) May 3, 2019
Speed thrills but kills. #CycloneFani pic.twitter.com/FRdnX7COD3
— Nishant (@NishantMaher) May 3, 2019
(j.b/faxweb.al)