22:28 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cila do jetë strategjia e Edi Ramës në fushatë, e thotë publikisht Erion Veliaj (VIDEO)

14:19 | 15/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila do jetë strategjia e Edi Ramës në fushatë, e thotë publikisht Erion Veliaj (VIDEO)

Në këtë situatë të nderë, ku opozita është deklaruar përditë e më më fort se nuk do hyjë në zgjedhjet e qershorit, kryeministri Edi Rama ka vetëm një objektiv, të paktën nga sa ka thënë publikisht: të bëjë me se s’bën zgjedhjet në 18. E lajmëroi kur tërhoqi kandidatin për zgjedhjet vendore në Kavajë.

Por duket se një kandidat që i ka rezultuar fitues, po i ”dekonspiron” strategjinë e fushatës. Në mos e ka koordinuar mirë me të.

Kryebashkiaku i Tiranës, në një ditë të diel, ka dalë të përurojë së bashku me deputeten Blerina Gjylameti punimet e ujësjellësit të njësisë numër 4 në kryeqytet.

PS-ja e Ramës me sa duket ka vetëm një strategji, në kushtet kur përballë nuk do t’i ketë demokratët, por vetëm LSI-në dhe parti të tjera: dalja masive në votime.

”Të dalin masivisht në votime nëse duan që ne të vazhdojmë këtë ritëm. Nëse nuk duan që ne ta vazhdojmë këtë ritëm, nëse duan t’i ndërpresim punët, nëse duan t’i rikthehemi Tiranës së shkatërruar mjafton vetëm të rrimë në shtëpi. Ama nëse duam që Tirana të ecë përpara dhe siç po mbarojmë këtë muaj sheshin ‘Skënderbej”, bulevardin e ri, parkun olimpik dhe gjithë investimet e tjera të parkut të Tiranës, siç ishte Pazari i Ri apo Këndi i Lodrave, ne na duhet që çdo qytetar të dali dhe të thotë fjalën e vet”, ka kërkuar publikisht, me zë dhe figurë Erion Veliaj.

Socialistët me sa duket do të bëjnë të pamundurën për të bindur shqiptarët që të dalin për të votuar. Përherë, për partitë në qeveri, pjesëmarrja e ulët tregon ”zonën e rrezikut”, por në këto votime rreziku është i dyfishtë.

Sa më e lartë përqindja e mospjesëmarrjes, aq edhe më e lartë mbështetja për opozitën dhe Partinë Demokratike të Lulzim Bashës. Kështu që një përqindje e ulët, shton gjasat që përveç perceptimit të tanishëm të qytetarëve se pa opozitën këto zgjedhje duhen vënë në dyshim, shifrat e ulta të çojnë në konkluzionin se PS është mbështetur pak, edhe në nismën e saj për të hyrë në zgjedhje e vetme. (V.G/SHUPLAKA)

 

Pas

Kush ishin aktoret të veshura më keq dhe më mirë në tapetin e kuq të BAFTA-s

Para

Basha: Deklaratat e Ramës janë në kufijtë e idiotësisë politike, ta harrojë parlamentin monist

Para
Basha zbulon çfarë i tha ministrit të Jashtëm gjerman: Realiteti s’mund të injorohet dhe as të fshihet përmes propagandës absurde të Edi Ramës!

Basha: Deklaratat e Ramës janë në kufijtë e idiotësisë politike, ta harrojë parlamentin monist

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.