21:03 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cila është kompania e gruas së Qazim Sejdinit që po hetohet nga prokuroria për drogë

14:40 | 28/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila është kompania e gruas së Qazim Sejdinit, që sipas Lulzim Bashës po hetohet për drogë

Agjensia Doganore “Ujori shpk” është kompania për të cilën Prokuroria prej muajsh ka nisur hetimet për trafikimin e  8 tonëve kanabis.  Kjo kompani rezulton në pronësi  të Xhuljana Sejdinit, gruas së kreut të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Hetimet ndaj kësaj kompanie kanë nisur pasi në muajin prill  janë kapur 8 ton drogë në Itali një një kamion që është në pronësi të kësaj kompanie. 

Për këtë ngjarje u arrestuan 18 doganierë në Durrës dhe Qafë-Thanë në muajin prill  të akuzuar nga Prokuroria se kanë lejuar kalimin e 8 tonë drogë drejt Italisë.  Gjykata i ka lënë në burg të gjithë të arrestuarit deri në marrjen e plotë të vendimit për ta.

SI IMPLIKOHET KOMPANIA E GRUAS SË QAZIM SEJDINIT:

Prokuroria ka përfshirë në hetime për trafikimin e 8 tonëve kanabis edhe agjencinë doganore “Ujori shpk’’. Sipas “Abc news” nga të dhënat e Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve rezulton se kjo kompani është në pronësi të bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit.

Agjencia doganore, që ka kryer procedurat e tranzitimit në Shqipëri të kamionit që vinte nga Maqedonia dhe që është bllokuar me 8 ton drogë në Itali, rezulton se është në pronesi te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. 

Në  ekstraktin e Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve, është pasqyruar se Xhuljana Sejdini, bashkëshortja e kreut të bashkisë së Elbasanit është ortakja e vetme e agjensisë doganore “Ujori shpk”. 
Kjo kompani rezulton si pronë e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Elbasanit. 
“Ujori Shpk”, si përfaqësues të saj në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kishte shtetasin Maliq Kadilli, i arrestuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.

I dyshuari Kadilli në emër të agjensisë doganore “Ujori shpk”, ka përpiluar dokumentet për hyrjen dhe tranzitimin e kamionit që drejtohej nga i arrestuari në Itali, Zoran Stanojoski. 
Agjencia doganore, fillimisht në doganën shqiptare kishte  deklaruar se kamioni me drejtues shtetasin maqedonas Stanojoskin, kishte si destinacion dalje nga Shqipëria pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Por rreth mesditës së datës 5 shkurt, i arrestuari Kadilli i është drejtuar doganës shqiptare, me një kërkesë, duke kërkuar ndryshimin e destinacionit të kamionit.

Sipas kërkesës, dalja e kamionit që drejtohej nga shtetasi maqedonas nuk do jetë Hani i Hotit por pika e kalimit kufitar të portit të Durrësit, pasi deklarata e parë është bërë gabimisht.

Kamioni dyshohet se ka qëndruar në Shqipëri 5 orë më shumë se afati i lejuar. Kjo kohë, sipas prokurorëve, mund t’i ketë shërbyer për t’u furnizuar me drogë. Dyshimet janë se droga është ngarkuar në Elbasan.

Kamioni, mësohet se në portin e Durrësit nuk i është nënshtruar kontrollit të imtësishëm pavarësisht ndryshimit të destinacionit duke hipur kështu në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Me të mbërritur në portin e Ankonës, autoritetet italiane kanë konstatuar se në  kamion ishin fshehur 8 ton hashash.
Sipas AbcNews, nuk përjashtohet nga hetimi edhe agjencia doganore “Ujori shpk” si bashkëpunëtor në rrjetin e trafikut të drogës, pasi përfaqësuesi i tyre në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, tashmë është arrestuar dhe dyshohet se është pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukruar kriminal.

Reagimi sot i Bashës ndaj Qazim Sejdinit:

“Kërkojmë për të luftuar drogën të gjithë mbështetjen e shqiptarëve. Largo nga detyra kryetarin e Kuvendit,  Gramoz Ruçin, Fatmir Xhafën nga detyra si ministër, Qazim Sejdinin  nga kreu i bashkisë së Elbasanit. Gruaja e Sejdinit akuzohet për drogë”. 

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: gruajakompaniaqazim sejdinitrafik drogexhuljana sejdini
Pas

Fatmir Xhafaj jep SQARIME mbi ngjarjen në Elbasan: Prokuroria dhe Policia ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre

Para

Basha replikon me Xhafajn: PD nuk ka fuqi të manipulojë raportet e Interpolit, banorët në Elbasan janë kyçur për 2 vjet nga bandat e Sejdinit

Para
Basha replikon me Xhafajn: PD nuk ka fuqi të manipulojë raportet e Interpolit, banorët në Elbasan janë kyçur për 2 vjet nga bandat e Sejdinit

Basha replikon me Xhafajn: PD nuk ka fuqi të manipulojë raportet e Interpolit, banorët në Elbasan janë kyçur për 2 vjet nga bandat e Sejdinit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.