KQZ nuk pranoi të jepte asnjë përgjigje për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Kryetari Ilirjan Celibashi tha se nuk mund të japë një përgjigje për këtë çështje duke marrë parasysh se kjo është një temë në shqyrtim në Gjykatë dhe nuk mund të flasë pa patur një vendim nga Apeli.
“Nuk mund të japë një përgjigje sepse është një proces në shqyrtim, në momentin që kjo çështje do të jetë për t’u diskutuar do ketë tranparencë në lidhje me atë vendim që do të marrin dhe nuk është fare momentin për këtë çështje”, tha ai.
Gjykata e Apelit shtyu dje për datën 10 nëntor mbajtjen e seancës pas ankimimit të bërë nga grupi i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj.
Palët janë në “përplasje” mes tyre në lidhje me pronësinë e vulës dhe logon e Partisë Demokratike.
Discussion about this post