02:31 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Cila temperaturë e trupit duhet t’iu vëjë në gjendje ALERTI?! Çfarë duhet të dini duke u bazuar të mosha e të sëmurit

13:04 | 16/12/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cila temperaturë e trupit duhet t’iu vëjë në gjendje ALERTI?! Çfarë duhet të dini duke u bazuar të mosha e të sëmurit

Temperatura është një nga treguesit më të qartë të një problemi shëndetësor. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që temperatura është diçka e keqe. Në fakt, temperatura luan një rol kyç në mënyrën se si organizmi lufton një infeksion të caktuar. Në rastin e fëmijëve, temperatura shpesh mund t’i alarmojë e shqetësojë prindërit.

Sa i justifikuar është ky alarm? Zbulojeni në udhërrëfyesin e mëposhtëm dhe mësoni se si duhet të përballeni me temperaturën.

Temperatura tek fëmijët: Foshnjat deri në 3 muaj

Nëse foshnja juaj ka një temperaturë nga 38 gradë e më sipër, shkoni tek mjeku. Konsultat me mjekun janë të domosdoshme edhe nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera.

Fëmijët nga 3-6 muaj

Nëse temperatura është deri në 38.9 gradë, atëherë përpiquni ta lini fëmijën të pushojë dhe jepini lëngje. Në këtë pikë fëmija nuk ka nevojë për medikamente por nëse fëmija është i irrituar, letargjik apo nuk zë rehat, atëherë telefonojini mjekut. Nëse temperatura në këtë grupmoshë është më e lartë se 38.9 gradë, atëherë telefonojini menjëherë mjekut.

Fëmijët nga 6 deri në 24 muaj

Në këto raste, fëmijëve mund tu jepni ilaçe kundër temperaturës por tregohuni të kujdesshëm dhe përmbajuni dozave të këshilluara. Mos i jepni fëmijës suaj aspirinë dhe telefonojini mjekut nëse temperatura zgjat më shumë se 1 ditë.

Fëmijët deri në 17 vjeç

Nëse temperatura arrin deri në 38.9 gradë, ju mund t’i jepni fëmijës një medikament kundër temperaturës sipas dozës përkatëse. Nëse temperatura zgjat më shumë se 3 ditë ose nëse fëmija është i irrituar apo letargjik kontaktoni me mjekun.

Temperatura tek të rriturit

Nëse një i rritur mbi moshën 18-vjeçare ka temperaturë që arrin deri në 38.9 gradë, atëherë lëreni të pushojë dhe të pijë shumë lëngje. Nëse temperatura shoqërohet me dhimbje të forta koke, vështirësi në frymëmarrje apo simptoma të pazakonta atëherë konsultohuni me mjekun.

Nëse temperatura rritet mbi 38.9 gradë, atëherë mund të merrni një medikament kundër temperaturës. Ilaçi duhet të jepet në përputhje me dozën e rekomanduar dhe jo duke e shoqëruar me medikamente kundër kollës apo të ftohurës. Nëse temperatura zgjat më shumë se tri ditë dhe qëndron në nivelet e 39.4 gradë, shkoni menjëherë tek mjeku

Pas

Arrestimet masive për kanabisin në Vlorë, familjarët të shqetësuar: Janë të pafajshëm, mbledhin sherebel dhe i bien lopatës gjithë ditën

Para

Saga e vrasjeve në Rrëshen, thirrja e dëshpëruar e dom Gjergj Metës: Mjaft më me vrasje, do të jepni llogari një ditë…

Para
Një meshë për pulat

Saga e vrasjeve në Rrëshen, thirrja e dëshpëruar e dom Gjergj Metës: Mjaft më me vrasje, do të jepni llogari një ditë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.