“Ishte një terren mjaft i favorshëm për lulëzimin e një krimi që Shqipëria nuk kishte parë deri në atë kohë”. Kështu mendon gazetari Artan Hoxha në lidhje me bandat që u krijuan në ’97. Sipas tij që në atë kohë bandat kishin lidhje me politikën.
“Komitetet e shpëtimit publik të cilat u krijuan në atë kohë për të përballuar kërcënimet që i vinin nga pjesa e mbetur e pushtetit të asaj kohe u detyruan të kishin pranë vetes dhe persona të armatosur me precedentë penalë”, ka thënë Hoxha.
Por cilat i ishin bandat kryesore në atë kohë? Në Vlorë: banda e Çoles, ose e Zani Çaushit; banda e Gaxhait; banda e Arben Xhelitës dhe banda e Pusit të Mezinit.
Në Berat: Banda e 6 katëshit dhe Banda e vakëfit, të cilat morën emrat e individëve, njëra u quajt banda e Altin Dardhës tjetra banda e Burhan Tomorit. Në Tiranëkryesonte banda e Nehat Kullës.
Ndërkohë që gazetaru tregoi dhe bandën që vijon të ketë aktivitet kriminal edhe sot, që është banda e Gaxhait në Vlorë, edhe pse vetë ky i fundit ndodhet në burg, i dënuar përjetë.
“Banda e Gaxhit është më aktive edhe sot. Pjesëtarë të kësaj bande, madje ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Vlorë javët e fundit kanë sjellë në skenë pjesëtarë të bandës së Gaxhait. Armando Sulejmani, i cili ishte i plagosuri i atentatit të fundit në Vlorë dhe Sokol Sinamati i cili është një personazh tjetër që ndodhet në Belgjikë kanë rikthyer edhe njëherë në skenë”.
Sipas tij bandat e tjera në vend të asaj kohe u zhdukën. “Vetëm në Vlorë janë 74 të vrarë të cilët kanë pjesëtarë të grupeve kriminale ose të vrarë në luftime, ë atentate në pengmarrje”, theksoi më tej gazetari.
Discussion about this post