17:17 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Cilat janë 16 linjat kur Tatimet hetojnë bizneset për evazion

12:44 | 15/05/2017
në Ekonomi, Te Gjitha
0
Cilat janë 16 linjat kur Tatimet hetojnë bizneset për evazion

Nëse Tatimet nuk janë të bindura nga vetëdeklarimet e bizneseve, ato shtrijnë hetimin për informacion në të paktën 16 aspekte që kanë të bëjnë me biznesin e dyshuar, që përfshijnë edhe të tretët, shpjegon administrata tatimore.

Me kërkesën e administratës tatimore, palët e treta japin informacion, me shkrim ose me gojë, vënë në dispozicion librat dhe regjistrimet, si dhe informacion tjetër për detyrimin tatimor të një tatimpaguesi, me të cilin ata kanë hyrë në transaksione tregtare ose financiare.

Administrata Tatimore, nëpërmjet deklaratave të tatimpaguesve dhe gjithë mekanizmave të tjerë ligjorë, merr informacione të rëndësishme nga palët e treta, nga punëdhënësit si dhe nga gjithë palët e tjera të lidhura që përmbushin detyrimin ligjor të raportimit. Gjatë punës së saj, administrata tatimore analizon këto informacione të marra nga tatimpaguesit dhe nga palët e lidhura, duke konkluduar me një vlerësim tatimor.

Kërkesa me shkrim për dërgimin e informacionit u drejtohet:

Personave juridikë, për:

-Dividendët, që u paguhen aksionerëve ose ortakëve;

-Personat, me të cilët janë duke kryer ose kanë kryer transaksione financiare apo tregtare;

-Pagesat e bëra për nënkontraktorët apo në pozicionin e nënkontraktorit;

-Debitorët dhe kreditorët;

Bankave dhe institucioneve financiare, për:

-pagesat e interesit;

-depozitat dhe detyrimet në fund të vitit;

-veprime të tjera bankare;

-regjistrin elektronik të llogarisë bankare, në emër të tatimpaguesve, përfshirë emrin tregtar dhe numrin personal të identifikimit;

-shoqërive komisionere ose fondeve të investimeve kolektive, për transaksionet e titujve;

-agjentëve të pasurisë së paluajtshme, për veprimet ndaj klientëve;

-blerësve ose shitësve të pasurisë së paluajtshme, për përshkrimin dhe çmimin e pasurisë së paluajtshme;

-noterëve, për veprime noteriale, për shitblerje të pasurive, të luajtshme apo të paluajtshme, apo kontrata sipërmarrjeje;

-personave juridikë, rezidentë dhe jorezidentë, për pagesat e bëra personave jorezidentë;

-institucioneve shtetërore dhe nëpunësve të administratës shtetërore;

-kontraktorëve të tjerë të tatimpaguesit;

-donatorëve, organizatave ndërkombëtare, organizatave jofitimprurëse, vendase dhe të huaja, për pagesën bërë tatimpaguesve për furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve./ Revista Monitor

Etiketa: evazionhetimTatimet
Pas

Probleme me alergjitë, si të kujdesemi tani në stinën e pranverës

Para

Flamurtari – Partizani, të kuqtë luajnë vetëm për tre pikë

Para
Flamurtari – Partizani, të kuqtë luajnë vetëm për tre pikë

Flamurtari – Partizani, të kuqtë luajnë vetëm për tre pikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

Armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja: Siria forcon praninë ushtarake në Suveida

Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë!

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit

Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”, zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere blete

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

Leandro Paredes ‘hap zemrën’: Messi nuk më foli për tre muaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.