Çdo ditë në takime dhe dihet që takimet e kryeministrit Rama që të organizohen kërkojnë dhe një staf të gjerë.
Po ka tre gra që qëndrojnë para tij në çdo takim. 2 prej tyre janë pjesë e ekipit të sigurisë së kryeministrit dhe e treta është fotografja e tij personale.
Blerta Kambo është e njohur për ndjekjen e të gjitha aktiviteteve të kryeministrit. Me aparatin e saj ajo memorizon çdo moment kulminant të takimeve të kryeministrit. Ndërkohë që identitetet e dy zonjave të tjera nuk dihen.
Edhe sot gjatë takimit të tij elektoral në Poliçan kryeministri prihej nga këto tre gra. Të vëmendshme ndaj çdo lëvizje dhe detaji. Tek e fundit nuk është e lehtë të jesh pjesë e stafit të sigurisë së kryeministrit të një vendi.
(E.K/SHUPLAKA)