Ditët e ngrohta po afrojnë dhe rrobat dimërore duket se po ja lënë vendin veshjeve më të lehta plotë ngjyra të pranverës. Mirëpo lehtësimi i veshjeve na nxjerrë në pah linjat tona, kështu që për një pamje fizike afër perfeksionit ushtrimet gjimnastikore dhe një regjim i duhur ushqimor janë më se të domosdoshme. Mesa duket trendi i fundit i yjeve dhe fiksimi i radhës i vajzave të famshme të ekranit e jo vetëm, është një ndër dietat më të pëmendura për cilësitë e saj ushquese, dieta Keto.
Mirëpo ku konsiston dieta Keto?
Ky regjim nxit ketonet (molekula që formohen nga acidet yndyrore të mëlçisë) që të detyrojë trupin të djegë yndyra, të humbasë peshën e tepërt , të rrisë energjinë etj. Pas bujës së madhe që bëri jashtë (kujtojmë kur Kim Kardashian humbi thuajse 30 kilogramë pas shtatzënisë, duke mbajtur këtë regjim) kjo dietë u mbajt dhe nga shumë vajza të njohura e Arbana me Xhemin duket se po “vuajnë” bashkarisht duke e kufizuar veten nga ëmbëlsirat e brumërat.
Dieta ketogjenike
Dieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate dhe shumë yndyra. Qëllimi kryesor i kësaj diete është të induktojë ketozën, një gjendje metabolike, në të cilën trupi nuk përdor më glukozën si karburant, por yndyrat.
Arsyeja pse trupi djeg yndyra në mungesë të glukozës është nevoja për të siguruar energji për qelizat dhe për të prodhuar ketone për ushqyerjen e trurit. Ketonet janë molekula të tretshme në ujë, të cilat zëvendësojnë glukozën, kur marrja e karbohidrateve është e ulët.
Në fakt, dieta ketogjene u konceptua për të ndihmuar fëmijët me epilepsi. Ideja lindi diku në vitin 1920. Studimet në atë kohë provuan se, një regjim me yndyra të larta dhe karbohidrate të ulëta shkakton sasi të lartë ketonesh, dhe një regjim me më shumë yndyra është më i shëndetshëm për trurin. Me kalimin e dekadave, hulumtuesit zbuluan që dietat keto japin përfitime të tjera, përpos atyre për sëmundjen e epilepsisë. Sot, entuziastët e mirëqenies dhe shëndetit e praktikojnë dietën keto me shumë dashamirësi. Megjithatë, shumica e praktikojnë për të rënë në peshë apo për të ulur diabetin./ Revista Living
Përfitimi kryesor i kësaj diete është pa dyshim humbja e peshës. Përfitime të tjera përfshijnë:
Qartësi mendore
Përmirësim energjie
Parandalim kanceri
Përmirësim i kushteve neurologjike (epilepsi, alzhajmer, migrenë)
Shuarje oreksi
Kontroll i diabetit
Reduktim kolesteroli
Ekuilibrim hormonal