Babai i këngëtarit të dashur për publikun, Alban Skënderaj i ftuar në emisionin “Soiree” ka rrëfyer marrëdhënien me nusen e Albanit, Miriamin.
Qerim Skënderaj, dukej në siklet teksa moderatroja e pyeti se cilën ke nusen më të mirë.
“Kë ke nusen më të mirë?”, e ka pyetur moderatorja, babain e këngëtarit.
“Kjo është një pyetje njëçik intriguese! Për mua janë të gjitha njësoj, duke pasur secila veçorinë e tyre. Marrëdhëniet e mia me to janë si baba me të bijën, veçanërisht për ato atje e kam ndjerë këtë lloj detyrë sepse i kanë munguar prindërit e tyre. Ndërsa raporti me Miriamin ka edhe diçka tjetër se përveç këtij raporti unë komunikoj me Miriamin edhe në fushën artistike.”, është shprehur Qerim Skënderaj.