Alex Seitaj është një nga 60 emrat e listës së parë të artistëve për të cilët Bashkia e Tiranës pretendonte se kanë firmosur një peticion për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që vetëm pak më parë, producentja, Kozeta Kurti konfirmoi për Fax News tha se nuk e kishte firmosur një peticion të tillë, edhe Alex Seitaj konfirmon diçka të tillë.
Ai shkruan në rrjetet sociale se nuk ka luajtur asnjë rol në skenën e Teatrit kombëtar dhe mbase nuk do ta bëjë asnjëherë, duke shtuar se fati i godinës nuk i përket atij.
“Të nderuar miq. Po më bëjnë tag në një faqe e cila tregon emrat e personave që kanë firmosur për prishjen e teatrit. Aty ndodhet edhe emri im. Publikisht shprehem se nuk kam firmosur një dokument të tillë. Nuk mendoj se fati i teatrit më përket mua për të vendosur e thënë troç, prish a jo unë nuk përfitoj nai gjo sepse nuk kam luajtur ndonjëherë në TK dhe mbase nuk do të luaj kurrë”.
Por çfarë ndodhi që për pak minuta Seitaj ndryshoi mendje, nuk e kuptuam?! Që s’ka firmosur këtë të paktën nuk e mohon në statusin e dytë, pasi thotë se sapo e ka ndarë mendjen që të deklarohet pro shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të një godine të re. Për rrjedhojë edhe lista e bashkisë bie poshtë
Ai shkruan në një status tjetër pasi ka fshirë të parin se këtë po e bën për meqë ‘politikanët që kanë uzurpuar teatrin e vjetër duan të më përdorin emrin”.
“Ej, meqë politkanët që kanë uzúrpuar Teatrin duan të më përdorin emrin, sapo e ndava mendjen dhe jam pro teatrit të ri, se nuk mund të ma përdorin emrin si flamur për kauzat politike të tyre ata që as njohin skenë as kanë bërë gjë kur e kishin në dorë”, shkruan Seitaj.
Është e kuptueshme se në këtë mesazh diçka ju bën përshtypje të gjithëve: Aktori shprehet se meqë po ma përdorin politikisht këta uzùrpatorët e Teatrit po ndryshoi mendje, por nga ana tjetër, mendjen që e ndryshoi e bashkon me disa ‘uzurpator’ të tjerë që edhe ata kanë një kauzë që do ishte gënjéshtër të thonim se nuk është përdorur politikisht prej 3 vitesh.
(F.GJ/FAXWEB.AL)