Një dasmë tradicionale e thurrur me modernen. Kështu ishte mbrëmjen e djeshme dasma e Getoarit dhe Marinës. Një dasmë plot me atmosferë dhe kërcim.
Por ajo që u vu re ishin edhe VIP-at që ishin pjesëmarrës në këtë dasmë. Këngëtarë e aktorë por nuk mungojnë as politikanët dhe biznesmenët e rëndësishëm në vend.
Bloggeri Olti Curri ka shkrepur disa fotografi ku mes tyre duket edhe Samir Mane, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Po kështu edhe Erion Veliaj, Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Dritan Shakohoxha, moderatorët Ardit Gjebrea Ledion Liço e bashkëshortja e tij Sara Hoxha, Ermal Fejzullahu, Stresi, Kastro Zizo e shumë të tjerë. Ata nuk qëndruan të qetë por kërcyen dhe vallzuan gjithë kohës duke shijuar kështu mbrëmjen. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2755″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]