Gjatë aksionit të djeshëm të zhvilluar në Elbasan nga FNSH dhe forcat RENEA u arrestuan 8 persona. Ky ishte një operacion i urdhëruar nga kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku.
Të arrestuarit janë:
- Edmond Abazi nga Pogradeci
2.Kristi Maxhari nga Pogradeci
- Kristian Petani nga Pogradeci.
4.Gerald Yzeirllari nga Pogradeci
5 Gazmor Kukla nga Gramshi
Paraprakisht, mendohet se 4 prej tyre kanë lidhje me atentatin me tritol ndaj Lul Kullës, biznesmenit nga Shkodra. Atentati ndaj tij u krye me tritol në makinë në lagjen “Rus” më 13 janar, ku mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe Lul Kulla.
Kujtojmë se operacioni blic është përqëndruar edhe në banesat e dy prej fiseve të njohura si të përfshira në aktivitete kriminale, Çapja dhe Çela.
Forcat Speciale kanë ndërhyrë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” edhe në tregun agro-ushqimor në Elbasan.(J.V/Faxweb)