Ferdinat Llanaj dhe Dritan Begaj janë identitetet e dy të plagosurve të atentatit që ndodhi pak minuta më parë në Vlorë.
Paraprakisht mësohet se ngjarja ka të bëjë me një seri hakmarrjesh, pasi babain e Ferdinand Llanajt e kanë vrarë në një pritë në vitin 2011 në zonën e Selenicës.
Targa e makinës së babait të Ferdinantit në momentin që iu zu pritë është e njëjtë me ‘’Benzin” ku dy të plagosurit gjendeshin sot në momentin që ndodhi atentati.
Ngjarja e sotshme duket si një seri e pafundme hakmarrjesh, pasi edhe Baftjar Llanaj (vrarë në 2011) kishte plagosur më parë të afërm të autorëve të vrasjes së tij.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C. Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/SHUPLAKA)