04:09 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Cilët janë dy vëllezërit shqiptarë që punojnë për Pentagonin (FOTO)

20:21 | 02/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Cilët janë dy vëllezërit shqiptarë që punojnë për Pentagonin (FOTO)

Organizata amerikane Partneriteti për Shërbimin Publik (PSHB) ose anglisht The Partnership for Public Service, është një ent jo fitimprurës me qëndër në Washington, misioni i të cilit është për të frymëzuar një brez të ri nëpunsish civilë në punën e tyre në qeverinë federale, me qëllim për të përmirësuar duke transformuar mënyrën se si funksionon tani qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në kryerjen e përgjegjësive që ka ndaj taksa-paguesve amerikanë.

Një artikull në faqen e kësaj organizate më dha shkas që të ndaj me lexuesin një tregim tepër të jashtzakonshëm mbi suksesin e dy vëllëzërve shqiptarë nga Kosova, të punësuar në nivelet më të larta të Pentagonit. Ky është një tregim që më gëzoi pamasë kur e lexova në faqen “Facebook” të Partneritetit për Shërbimin Publik.

Unë jam përpjekur që gjatë viteve, modestsisht, të ve në dukje sukseset e komunitetit shqiptaro-amerikan në tërësi dhe të disa individëve në moshë të re, në veçanti. Ditë më parë solla një shkrim për shqiptaroamerikanën Suzanna Shkrelin e cila po bën fushatë si kandidate e Partisë Demokrate për një vend në Kongresin amerikan, në zgjedhjet e nentorit.

Shkrimi i sotëm i bazuar në artikullin e PSHB-ës është gjithashtu tepër interesant pasi kemi të bëjmë me dy vëllëzër shqiptaro-amerikanë nga Kosova, të cilët u larguan nga ai vend në moshë të re dhe ia mësynë mërgimit duke ardhur në Amerikë dhe tani punojnë në zyrat më të larta të Pentagonit.

Madje, në artikullin e entit Partneriteti për Shërbimin Publik dy vëllëzrit nga Kosova, Ylli dhe Ylber Bajraktari, jo vetëm që punojnë në Pentagon, por cilësohen si dorë e djathtë e zyrtarëve më të lartë të Pentagonit, përfshirë Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter.

Vëllëzërit Bajraktari, në punën e tyre të përditshme, merren me çështje të politikës së mbrojtjes dhe politikës së jashtëme dhe si të tillë ata udhëtojnë, anë e mbanë botës, me udhëheqsit më të lartë të mbrojtjes amerikane gjatë vizitave të tyre zyrtare jashtë vendit.

Në artikullin kushtuar vëllëzërve Bajraktari thuhet se në shikim të parë duket si diçka tepër e pabesueshme që dy vëllëzër shqiptarë të shpërngulur nga Prishtina e shkatërruar nga lufta, do të arrinin pozita të njëjta të nivelit të lartë duke punuar për dy zyrtarët më të lartë të Pentagonit. Por kjo është e vërteta, Ylli dhe Ylber Bajraktari, në rrugën e karierës së tyre të jashtzakonshme, falë aftësive dhe dedikimit të tyre, pëfunduan në rrethin më të ngushtë dhe më të besueshëm të Pentagonit.

Vëllëzërit Bajraktari emigruan në Shtetet e Bashkuara, ndonëse në moshë të re ata morën rrugë të ndryshme me të arritur këtu, ndërkohë që u regjistruan në universitetet amerikane për të ndjekur studimet e larta.

Me kohë, ata morën edhe shtetësinë amerikane dhe tani merren me çështjet më të rëndësishme botërore, duke iu paraqitur eprorëve të tyre informacionin më të freskët mbi ngjarjet më të fundit në botë. Në artikull citohet Carl Woog, ish-këshilltari i lartë i Sekretarit të Mbrojtjes për Komunikime Strategjike dhe tani anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili thotë se vëllëzërit Bajraktari, “Janë zotuar dhe të dedikuar se do të ndihmojnë në përcaktimin e rolit të Amerikës në botë nepërmjet punës dhe kontributit të tyre, në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”.

Zyrtari i lartë i Këshillit të Sigurimit Kombëtar amerikan shtoi se ai, “Ai nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për një rast si ky, ku dy vëllëzër të kenë luajtur një rol kaq me rëndësi”, në zyrat më të larta të punës në fushat përkatëse të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme, në Pentagon.”

Ylberi i cili është diplomuar nga universiteti i njohur Princeton shërben tani si zëvëndës kryetar i stafit për çështjet politike në zyrën e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter. Më parë, ai ka punuar në zyrën e ish-Drejtorit të CIA-s, David Petraeus duke u marrë gjithashtu me gjëndjen politike dhe ushtarake në Irak dhe me përpilimin e politikës amerikane ndaj Iranit, herë në Pentagon e herë në Shëpinë e Bardhë.

Ndërsa Ylli shërben si Ndihmës i Posaçëm i Zëvëndës Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Robert Work në Pentagon, që njëkohsisht është edhe enti më i madh i qeverisë federale, për nga numëri i nëpunësve dhe për nga buxheti i përgjithshëm.

I diplomuar nga Universiteti Harvard, gjatë karierës së tij, Ylli është marrë me çështje politike që kishin të bënin me Afganistanin dhe me Indinë, ndërsa më heret ka shërbyer si këshilltar i ish-Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit Martin Dempsey. Ylli Bajraktari u shpreh se puna që ai bën tani në Pentagon është tepër interesante, pasi sipas tij, çdo gjë që përfundon në tavolinën e tij ka një element krize diku në botë. Marrë nga IllyriaPress* (E.K/SHUPLAKA)

shqiptaret-ne-pentagon

Etiketa: pentagonshqiptare
Pas

I kap inati, çunat e Shkozetit djegin laptopin për një arsye të padëgjuar (VIDEO)

Para

Gafa e futbollistëve të Manchester United, porta bosh por nuk arrijnë të shënojnë (VIDEO)

Para
Gafa e futbollistëve të Manchester United, porta bosh por nuk arrijnë të shënojnë (VIDEO)

Gafa e futbollistëve të Manchester United, porta bosh por nuk arrijnë të shënojnë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.