Ditën e sotme u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjykatave. Nga ky short sot janë zgjedhur 10 kandidatët për KLGJ-në dhe KLP-në. Emrat e tyre pritet t’i kalohen parlamentit për votim. Kujtojmë që emrat e parë të kandidatëve për KLP-në dhe KLGJ-në u rrëzuan nga parlamenti pasi nuk u votuan me 91 vota.
EMRAT:
Kandidatët nga trupa e avokatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor
Fatmira Luli
Alban Toro
Kandidatët nga trupa e pedagogëve për KLGJ
Erjon Muharremaj
Maksim Qoku
Kandidatët nga shoqëria Civile për KLGJ
Naureda Llagami
Kandidatët nga trupa e avokatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Nurihan Seiti Meta
Tartar Bazaj
Kandidatët nga trupa e pedagogëve për KLP
Gent Ibrahimi
Sander Beci
Kandidatët nga shoqëria civile për KLP
Alfred Balla
(J.V/Faxweb)
Discussion about this post