02:43 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Cilët janë shtetet nga ku emigrantët sjellin më shumë të ardhura

10:03 | 25/01/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cilët janë shtetet nga ku emigrantët sjellin më shumë të ardhura

Pew Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Sipas raportit, rreth 1 miliardë dollarë remitanca u dërguan në Shqipëri në shtetet e tjera në vitin 2016.

Remitancat, sqaron raporti, janë fonde, ose asete të tjera, që migrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. Të dhënat raportohen nga Banka Botërore dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare, si psh banka dhe biznese të tjera që transferojnë paratë.

Shteti, nga i cili ne marrim më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është një tjetër shtet fqinj, Italia, me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi 1 milionë emigrantë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total.

Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.

Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja emigrantët sjellin përkatësisht 14 dhe 11 milionë dollarë.

Raporti i Pew jep të dhënat dhe për remitancat dalëse nga Shqipëria, të cilat në total ishin 185 milionë euro, ky kryeson Serbia me 75 milionë euro e ndjekur nga Kroacia me 31 milionë euro. Këto të dhëna për transfertat dalëse janë shumë më të mëdha se ato që raporton Banka e Shqipërisë (shënim i Monitor).

Remitancat globale

Në botë, vlerësohet se rreth  574 miliardë (USD) u dërguan nga emigrantët tek të afërmit në vendet e tyre në 2016, një rënie prej 1% nga 2015, kur shuma ishte 581 miliardë dollarë, sipas ekonomistëve në Bankën Botërore. Ky është rënia e dytë e remitancave globale që nga kriza globale financiare. Përkundër kësaj rënieje të fundit, remitancat e dërguara nga migrantët janë ende rreth dyfish më shumë se ato që ishin një dekadë më parë, përpara rënies së mprehtë të ekonomisë globale gjatë fundit të viteve 2000.

Vlerësimi i remitancave në mbarë botën është i vështirë, sepse shumë vende nuk ndjekin fondet që dërgohen ose pranohen. Bazuar në të dhënat që është në gjendje të mbledhë, Banka Botërore ka përdorur një model statistikor për të vlerësuar sasinë e parave që vijnë nga çdo vend dërgues në secilin vend pritës. Për shkak se këto shifra janë vlerësime, ekziston një hapësirë për gabim. Për shembull, remitancat totale hyrëse ose dalëse për disa vende mund të mos jenë të njëjta me dërgesat aktuale./Monitor

 

Etiketa: emigranteremitanca
Pas

Thyenin xhamat e makinave dhe vidhnin aksesorët, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në kërkim shoku I tij (EMRAT)

Para

Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me 4 fëmijët e saj (VIDEO)

Para
Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me 4 fëmijët e saj (VIDEO)

Tragjedi në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me 4 fëmijët e saj (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 8/449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson ndaj PD, e treta renditet Nisma Shqipëria Bëhet

Numërimi në Lezhë/ PD kryeson në tre kutitë e para, surprizë mungesa votave për PSD

Nis numërimi i votave në Lushnjë, si ndahen votat mes PS, PD, Mundësisë dhe ‘Djathtas për Zhvillim’

Nis numërimi i votave në Lezhë, koalicioni PD-ASHM në avantazh me mbi 50%. Ja sa vota merr PS

Dalin rezultatet e para nga Kukësi në Qendrën e Votimit 001

Qarku Dibër nis numërimin, hapen 4 kutitë e para/ 2 Qendra Votimi në Mat dhe 2 në Klos, kryeson PS me 551, PD me 326 e treta vjen Mundësia me 8 vota

KQZ merr në dorë vlerësimin e zarfeve “B” kur nuk kryhet nga strukturat përkatëse

Hapet kutia e parë e Tiranës, kryeson PD me 45%, ndiqet nga PS

Rezultatet e votave për zgjedhjet parlamentare 2025, ndiqini në kohë reale në Fax News!

Përfundon numërimi në Pustec/ PS merr shumicën e votave, siguron 1,052, PD-ASHM merr 460

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.