10:38 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cilët janë sipërmarrësit deputetë që po heqin dorë nga bizneset

08:50 | 25/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cilët janë sipërmarrësit deputetë që po heqin dorë nga bizneset

Sipërmarrësit që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare tashmë po heqin dorë nga bizneset e tyre, ose po bëhen zotëruar pasivë të kuotave të tyre, pasi sipas ligjit për konfliktin e interesit ata nuk mund të jenë aktivë në aktivitetet private.

Vullnet Sinaj, Ilir Ndraxhi, Agron Shehaj janë tre sipërmarrës të mëdhenj që katër vitet e ardhshme do të jenë deputetë, ndërsa emra të tjerë si Flamur Shehu (industria tekstile), Fuad Haxhiymeri (industria përpunuese), apo Agron Duka, ndonëse ishin në lista nuk  aritën të sigurojnë një vend në Kuvend.

Vullnet Sinaj, ideatori i një prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në vend, Big Market, në të gjithë rrjetin e supermarketeve të tij ka kaluar në zotërues pasiv të kuotave dhe Znj Elona Koshi (Budini) është zotëruese aktive e kuotave, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Sinaj ka deklaruar në një intervistë të mëparshme për Monitor se se politika duhet të mësojë nga sipërmarrësit e suksesshëm PRAKTICIZMIN në zgjidhjen e problemeve, organizimin, drejtimin dhe këmbënguljen deri në realizimin e plotë të detyrës. Sipërmarrësit, eksperienca e biznesit i ka mësuar të gjejnë zgjidhje për çdo situatë dhe janë të aftë ta luftojnë dhe zhdukin burokracinë. Sinaj e pranon që sipërmarrësit janë idealistë, se kështu e kanë nisur biznesin, me një ide, dhe idenë e tyre e kanë bërë realitet me punën e tyre të palodhur, me sakrifica pa kufi. “Biznesmenët e suksesshëm janë njerëz me ide. Po kështu, ata kanë ide për zhvillimin ekonomik të vendit, për ndryshimin e situatës, për të luftuar burokracinë e korrupsionin. Ne do mbështesim bizneset e zonave ku do të jenë, pasi jemi të bindur se zhvillimi i vendit do të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit të sektorit privat. Nuk mund të bësh biznese pa qenë i guximshëm. Biznesmenët e suksesshëm nuk kanë frikë, se po të trembeshin nuk do ta arrinin suksesin”, tha Sinaj, që tashmë është deputet i Partisë Socialiste.

Ilir Ndraxhi, vijon ende të zotëroje 72% të aksioneve të kompanisë së tij  I.A.M, por, ai në korrik është larguar si administrator. Kompania e tij ka aktivitet në fushën e plehrave kimike, duke u renditur mes 200 më të mëdhenjve (xhiro 1.8 miliardë lekë në 2016-n), ndërsa vetë Ndraxhi ka eksperience të gjatë në bujqësi. “Sektori i bujqësisë që ka një kontribut të madh në ekonominë e vendit, është i nënpërfaqësuar në politikë dhe çdo ditë e më shumë po vuan pasojat e mungesës së vëmendjes. Gjithë këto kohë dhe në ditët në vijim jam duke punuar për një program dedikuar sektorit të bujqësisë, për të cilin do të loboj shumë edhe në Parlament”, ka pohuar Ndraxhi, deputet i PS-së.

Agron Shehaj, sipërmarrësi kryesor në aktivitetin e call center është tashmë deputet aktiv i Partisë Demokratike. Përmes kompanisë Intercom Data Service, që ka rreth 3 mijë të punësuar, Shehaj i dha një dimension tjetër aktivitetit të call center në Shqipëri, që sot po punëson mijëra të rinj. Shehaj në shtator është larguar si administrator i shoqërisë, ndërsa Intercom Data Service është në pronësi të SESTANTE HOLDING S.R.L.

Shehaj ka pohuar se vendosi t’i futet politikës edhe për të kthyer mbrapsht një prirje të vjetër të saj. “Shndërrimin në biznesmenë të njerëzve të politikës. Të cilët e nisin si kandidatë, qofshin këta për deputetë, ministra apo kryetarë bashkish, dhe shndërrohen në biznesmenë. Unë dua të futem si biznesmen (i suksesshëm) dhe të veproj në politikë pa u bërë, domosdoshmërisht, politikan”.

Një sipërmarrës, thotë ai, mendon për vete, por edhe për të punësuarit e tij; ai nuk e harron kurrë se ka një lidhje organike mes punëdhënësit dhe punëmarrësve dhe, nëse kjo lidhje shkëputet, bie funksioni kryesor, që është suksesi dhe jeta e biznesit.

Sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, deputeti:

  1. a) nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;
  2. b) nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
  3. c) nuk mund të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg./monitor

 

Etiketa: agron shehajbiznesetDeputetIlir NdraxhiVullnet Sinaj
Pas

Shtohen telashet për Panuçin, Andi Lila në pikëpyetje për shkak të dëmtimit

Para

”Ju lutem më ndihmoni! Ka një foshnjë 8 muajshe”, vëllai kërkon i dëshpëruar ndihmë për motrën që ra nga ballkoni (FOTOT)

Para
”Ju lutem më ndihmoni! Ka një foshnjë 8 muajshe”, vëllai kërkon i dëshpëruar ndihmë për motrën që ra nga ballkoni (FOTOT)

''Ju lutem më ndihmoni! Ka një foshnjë 8 muajshe'', vëllai kërkon i dëshpëruar ndihmë për motrën që ra nga ballkoni (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia austriake në kërkim të përgjigjeve pas sulmit vdekjeprurës në shkollë

Koçiu apel për mbrojtjen nga i nxehti: Shëndeti vjen i pari

Hapen kutitë në Dibër, do rinumërohen votat preferenciale të koalicionit të PD-ASHM

Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

E rëndë në Korçë! Ishte zhdukur prej 6 ditësh, gjendet i vetëvarur 20-vjeçari

Austri/ Masakra me armë zjarri në një shkollë në Graz, mijëra qytetarë ndezin qirinj për jetët e humbura

Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta në Shëngjin, prangosen dy të rinj nga Kosova dhe një francez

Fier/ Shpërndante heroinë në doza, përfundon në pranga 53-vjeçari

Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë

Shkodër/ 19-vjeçari kapet me dy kallashnikovë, arrestohet pas kërkimeve intensive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.