Prej disa ditësh kanë filluar provat për edicionin e katërt të “Dance with me”. Por cilët janë personazhet që do të marrin pjesë në këtë festival kërcimi? Ata janë të njohur dhe vijnë nga fusha të ndryshme por këtë herë i bashkon kërcimi.
Edhe këtë vit “Dance with me” do të drejtohet nga Alketa Vejsiu dhe do të mbajë firmën e Vera Grabockës. Produksioni ka zyrtarizuar të gjithë konkurentët që do të marrin pjesë në këtë spektakël që zgjat afro tre muaj.
Personazhet VIP:
1-Xhensila Pere
Ish-Miss World Albania 2014, Xhesila Pere u bë shumë familjare për publikun shqiptar. Por nuk e la me aq ambicien për të qenë pjesë e modelingut, por edhe e ekranit të madh. Pas shumë pjesëmarrjeve në evente të tjera kulturore, Xhensila hodhi edhe një hap më shumë drejt televizionit kur mori pjesë në “Big Brother 8”, në vitin 2015. Aty u bë edhe më e njohur për publikun. Tashmë pjesë e “Dance with Me”.
2-Rovena Stefa
Pjesë e skenave muzikore qysh në moshë të vogël, Rovena spikati më zërin e veçantë. Njihet për hitet dhe muzikën e saj. Së fundmi pjesë e “Dance With Me”. Këngëtarja Stefa është e njohur për shumë këngë si: “A po vjen me mue”, “Dasma”, “Me kapele karrocieri”, “Jam ëmbëlsire”, “Adresë pa emër”, “Burrë të martuar dashurova”.
3- Linda Rei
Ajo është transgjinore, një emër jo i padëgjuar për publikun shqiptar. U bë e njohur kohët e fundit edhe për rrëfimin e historinë së saj personale. Tashmë ajo është pjesë e “Dance With Me”.
4-Fiori Dardha
Gazetarja dhe moderatorja e njohur, tashmë ka nisur një sfidë të re, atë të kërcimit. Fiori do të jetë pjesë e “Dance With Me”.
Dëshira dhe pasioni për t’u shkuar të vërtetave deri në fund e ka karakterizuar Fiorin qysh në fillimet e saj në gazetari. Këtë e ruan ende me shumë fanatizëm dhe përkushtim edhe tani drejton emisionin “Boom”. Edhe konkursin e kërcimit gazetarja e ka marrë me shumë seriozitet.
5-Trim Jetullahu
Një reper nga Kosova që ka spikatur jo vetëm me këngët e tij, por edhe me fizikun tërheqës. Trimi ka bashkëpunuar edhe me këngëtarë të tjerë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, por dueti me Çiljetën “Bubu” i këtij viti ka mbledhur fansat e dy artistëve dhe është pëlqyer shumë. Tashmë pjesë e “Dance With Me”.
6-Xheni dhe Benardi
Çifti i famshëm i “Big Brother” 9, Xheni dhe Bernardi do të jenë pjesë e “Dance With Me”. Pas daljes nga shtëpia, me Xhenin dhe Benardin nuk ndodhi si me shumicën e personazheve pas reality show-t. Fansat jo vetëm që filluan t’i kërkonin e t’i pëlqenin çdo ditë e më shumë, por edhe e adhurojnë dashurinë dhe përkushtimin që ata të dy kanë për njëri-tjetrin.
7- Meriton Mjekiqi
E filloi karrierën si model dhe më pas filloi punën si gazetar. Tashmë ka fituar shumë emër pasi fitoi simpati në publik e më pas u angazhua edhe si gazetar në “1 kafe me Labin” dhe si prezantues në “Radio 21”. Tani do ta shohim si kërcimtar në “Dance With Me”.
8-Albi Isakaj
Albi Isakaj, moderatori i njohur i InTV do të jetë pjesë e “Dance With Me”.
9-Anais Lika
Aktorja Anais Lika është bërë familjare pas pjesëmarrjes në lojën e programit “Pa limit” në Top Channel, por ajo së fundmi do të jetë edhe pjesë e “Dance With Me”.
10- Iljard Shaba
Muzika është pasioni dhe profesioni i tij tashmë prej vitesh. Vilonçelisti i talentuar është i njohur për artin e veçantë të të bërit muzikë. Së fundmi atë do ta shohim edhe si balerin në “Dance With Me”. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2682″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post