Burri më i vjetër në Australi pretendon se ngrënia e trurit të pulës e ka ndihmuar atë për jetëgjatësinë.
111-vjeçari Dexter Kruger e zbuloi sekretin e jetëgjatësisë së tij në një intervistë me Australian Broadcasting Corp në shtëpinë e të moshuarve ku ai banon.
Pensionisti 111-vjeçar tregon se : “Sekreti i një jete të gjatë është truri i pulës. E dini, pulat kanë një kokë. Dhe atje, ka një tru. Dhe ato janë gjëra të vogla të shijshme”.
Kruger aktualisht është duke shkruar autobiografinë e jetës së tij në shtëpinë e pleqve duke pretenduar se ai ka një nga mendjet më të mprehta në rezidencë.
Themeluesi i The Australian Book of Records, John Taylor, konfirmoi se Kruger është bërë njeriu më i vjetër në Australi.
Australianja më e vjetër në moshë ishte një grua me emrin Christina Cook, e cila vdiq në 2002 në moshën 114-vjeçare.
(H.H/Faxweb.al)