Në intervistën për Orinda Hutan në “Jo Vetëm Modë”, trajneri i Kombëtares Edoardo Reja u shpreh i kënaqur me mënyrën se si sillen djemtë e Kombëtares me të.
Por, nëse do t’i duhej të zgjidhte një lojtar i cili ia sos durimin, ai është Odise Roshi.
“Sepse Roshi ka cilësi shumë të veçanta si lojtar, mirëpo ka këtë problem, që ai nuk është asnjëherë aty. Përqendrimi nuk është pjesë e jetës së tij. Ndonjëherë e merr aq me të lehte, sa…“
Reja tha se Roshi “ka dhunti të jashtëzakonshme. Goditjen, forcën, i ka të gjitha. Kur është në loje, s’e kap dot njeri.”
Orinda Huta: Një moment i cili dha shumë për të diskutuar, ishte ai i himnit përpara ndeshjes në Francë. A bisedove për këtë me De Champ-in?
Reja: Po. Është e qartë se Franca bëri një përshtypje shumë të keqe me atë që ndodhi. Me vjen keq për federatën, e cila na kërkoi falje dhe besoj se përgjegjësi i gjithë kësaj u pushua menjëherë nga puna.
Megjithatë, ata që merren me këtë punë, nuk mundet kurrsesi t’i bëjnë gjerat sa për sy e faqe. Ndeshja e radhës në shtëpi për Francën ishte me Andorrën, kështu që kam përshtypjen se e kishin bërë gati për atë ndeshje duke harruar atë me Shqipërinë.
Kjo situate është tashme e mbyllur, megjithatë me vjen keq për përshtypjen e keqe që la Franca në këtë rast.
Orinda Huta : Si e gjete ekipin kombëtar kur erdhe?
Reja:Kur e pashë në Shkodër, mendova: “Jo, nuk do bëhem trajner i kësaj skuadre.”
Orinda Huta: Përse?!
Reja: Më zhgënjeu. Secili në punën e vet, jo si një ekip i tërë. Nuk pashë cilësi të mira as ne aspektin teknik.
Këtë herë, Duka nuk më tha gjë. Me pas, shkuan për të luajtur në Andorra, ku fituan 3 me 0. Këtu, më merr Duka në telefon dhe me thotë: “Përshëndetje Mister, si i ke planet?”
Bashke me tre drejtues të tjerë, erdhi në Bolonja ku biseduam dhe kuptova qe kishin qëllime shumë pozitive, për të vazhduar programin që kishin me Gianni De Biasi-n, për të punuar me të rinjtë. Më bën përshtypje stadiumi. Është i jashtëzakonshëm. Përveç kësaj, po ndërtojnë “Shtëpinë e Futbollit”.
Orinda Huta: Le te flasim pak për djemtë. Cili të bën me dhimbje koke?
Reja:(duke qeshur)Djemtë sillen me shumë respekt, kemi ndërtuar një marrëdhënie shumë të mirë me njeri- tjetrin, jemi të bashkuar.
Por meqë më pyet, ai që ma sos durimin në mënyre të pashembullt është Roshi. Sepse Roshi ka cilësi shumë të veçanta si lojtar, mirëpo ka këtë problem, që ai nuk është asnjëherë aty. Përqëndrimi nuk është pjesë e jetës së tij. Ndonjëherë e merr aq me të lehte, sa…
Jo se nuk e bën dot, sikur vetëm të përfshihej pak më shumë…
Se ç’bën në fushë… e mban kokën ulur, shikon barin… këto gjera ma heqin trurin. Por, ka dhunti të jashtëzakonshme. Goditjen, forcën, i ka të gjitha. Kur është në loje, s’e kap dot njeri.
Orinda Huta: Cila është ajo këshille që ua thoni gjithmonë djemve?
Reja:Duhet të jenë të vetëdijshëm, se individualizmi në një skuadër, nuk ekziston. Kur shikoj lojtarë që mendojnë për veten, që duan të bien në sy, nuk më pëlqen. Është e domosdoshme të mendojnë si skuadër.
Pak nga pak, po e mësojmë këtë të gjithë bashkë.
Pastaj është edhe pjesa taktike, shumë e nevojshme të jenë të përqendruar.
Unë e ndërtoj lojën me 3, sepse dua ta ndërtoj skuadrën nga pas, nuk mund ta ndërtosh gjithmonë në pjesën e përparme pasi ka mbrojtje shumë të fuqishme. Pastaj, nëse del mundësia për të bërë loje vertikale, s’na e ndalon askush ta bëjmë, duke krijuar surpriza. Aq me tepër tani, që kam një mesfushe të fortënga ana teknike, me Baren, me Xhasulen…Pastaj, kemi edhe të rinj, të U21-shit të cilët po i ndjek. Tani do të thërrasim një lojtar të ri, Kumbulla, të cilin e pashë këtë javë në fushë dhe mund të them se s’ka asnjë dallim me të tjerët./tvklan.al