16:20 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Çili përgjigje Lelës: Linja editoriale që në fillim e shpallur nga unë. ”Mapo” ka qenë, është dhe do të mbetet liberale

11:08 | 12/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çili përgjigje Lelës: Linja editoriale që në fillim e shpallur nga unë. ”Mapo” ka qenë, është dhe do të mbetet liberale

Pasi u informua nëpërmjet portalit ”Shuplaka”, për të cilin komunikoi se nuk kishte qenë në dijeni për largimin e Alfred Lelës nga ”Mapo”, reagon në mediet e tij Henri Çili.

”Përfundimi i kontratës, me Lelën patëm bashkëpunim intelektual”, thotë Çili për ”Mapo”-n, duke shtuar se: ”Linja editoriale e shpallur nga unë në fillim. ”Mapo” ka qenë, është dhe do të mbetet liberale”

 “Formulimi dhe shpallja e linjës editoriale të mediave MAPO ka qenë një proces i hapur, profesional dhe i shpallur publikisht nga unë si botues, në numrin e parë të çdo viti të gazetes apo për çështje kruçiale, si zgjedhjet, reforma në drejtësi apo reformizmi në tërësi, përmes editorialeve të posaçme.

Profesioni i djeshëm i gazetarit ma jepte këtë luks drejtpërdrejt edhe pse me kosto shpesh. Me përfundimin e kontratës që kishim me drejtorin Alfred Lela është rasti të vë në dukje se patëm një bashkëpunim të shkëlqyer, duke i shtuar kësaj përbashkësinë e shumicës së ideve, koncepteve mbi zhvillimet e shoqërisë shqiptare në çdo plan, pavarësisht diferencave për zhvillimet korrente apo pozicionimin aktual të aktorëve politikë në Shqipërinë e momentit.

Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i përfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit . Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”, përfundon botuesi.

”Botuesi Henri Çili më dha tre opsione, i treti i të cilëve ishte puna si pedagog i Komunikimit në UET. Dy të tjerat parashikonin një linjë editoriale që përputhej me shpalljen e Henrit në një shkrim të para ca kohëve “një mandat të dytë për Ramën reformator”. Unë kam patur dhe kam kritikat e mia për opozitën e Bashës, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund të shtyhesha drejt një qëndrimi të tillë, i cili shuante një pjesë të madhe të qëndrimeve të mia publike.”, shpjegonte dje Lela.

Në mars të vitit të kaluar nga ”Mapo” u largua edhe Artur Zheji. Vendin e tij e zuri Alfred Lela, i cili që nga dje është larguar po si Zheji. (V.G/SHUPLAKA)

henricilialfredlela

Etiketa: alfred lelahenri ciliMapo
Pas

Dua Lipa rrëmben dy çmime ndërkombëtare (FOTO)

Para

“10 minuta dëborë në Tiranë dhe u bllokua te rruga e Durrësit, mendoni se ç’vuajnë banorët në veri”, deputetja publikon videon

Para
“10 minuta dëborë në Tiranë dhe u bllokua te rruga e Durrësit, mendoni se ç’vuajnë banorët në veri”, deputetja publikon videon

“10 minuta dëborë në Tiranë dhe u bllokua te rruga e Durrësit, mendoni se ç’vuajnë banorët në veri”, deputetja publikon videon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.