Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, shpreh vlerësimin e tij për një nga ministrat e shkarkuar të enjten në Parlament. Bëhet fjalë për ish-ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, i cili Fugës i duket i jashtëzakonshëm.
“I jashtezakonshem @bledicuci me reformen territoriale. Shume suksese @EduardShalsi per reforma te metejshme. Ekip fantastik!”, shkruan Endri Fuga në Twitter, pasi ka shpërndarë një status të ish-ministrit.
Në fotot e publikuara, ish-ministri Çuçi shihet duke i dorëzuar detyrën ministrit të ri Eduart Shalsi. Në seancën plenare të së enjtes, për shkarkimin e Bledi Çuçit u votua me 78 vota pro ndërsa emërimi i Eduart Shalsit mori 76 vota pro.
Të enjten parlamenti vendosi edhe për shkarkimin e Saimir Tahirit, Ilir Beqajt dhe Blendi Klosit, të cilët u zëvendësuan nga Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirlliu dhe Olta Xhaçka.
Shkarkimi i Tahirit mori 75 vota pro, emërimi i Fatmir Xhafajt mori 76 vota pro. Për Ilir Beqajn u votua shkarkimi me 78 vota pro dhe emërimi i Ogerta Manastirlliut me 79 vota pro.Për shkarkimin e Klosit u votua 70 vota pro dhe dy abstenime, ndërsa dekretimi i Olta Xhaçkës mori 79 vota pro. Ky votim u përsërit sërish dhe si shkarkimi i Klosit edhe emërimi i Xhaçkajt morën nga 76 vota. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1417″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]