Analisti Henri Çili, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se protesta e opozitës ka një meritë që ka arritur një akt komunikimi të kuruar mirë, si dhe një fushatë permanente gratis.
Sipas Çilit, ajo është një strukturë e qëndrueshme dhe efikase e cila ka bërë disa gjëra shumë pozitive, pra, ka shtrirë një dialog, po dëgjohen opsione por ka organizuar edhe një lloj agore.
Ai theksoi se e gjithë kjo anë pozitive të protestës, ajo ka edhe një pikë kritike e cila është hiperbola.
Çili tha nga ana tjetër se nuk mund të ketë qeveri teknike në vend 45 ditë para zgjedhjeve që është Presidenti i Republikës dhe 60 ditë para shpërndarjes së Parlamentit.
Ai deklaroi se kjo nuk është realiste dhe e drejtë.
Protesta e opozitës po hyn drejt ditës së 13-të përpara kryeministrisë në “Cadrën e lirisë’.
Nga një pjesë e debatit publik protesta është quajtuar legjitime duke parë zhvillimet jo fort pozitive nga kanabisi dhe krimi ndërsa një pjesë e ka parë si jo pozitive duke qenë kaq pranë votimit të ligjit të vettingut.
(M.D/ Shuplaka)