Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se opozita duhet të nxjerrë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet e 14 majit.
Ai thekson se çdo parti duhet të ketë listën e vet të këshilltarëve, por me kushtin kryesor, që të jetë në mbështetje të kandidatëve të opozitës. Lajmi konfirmohet nga kreu i PR-së me një shënim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i Fatmir Mediut:
Partia Republikane nga takimet në Shkodër, Fier dhe Tiranë vendos:
1-Vetëm një kandidat i përbashkët i opozitës përballë pushtetit të Ramës.
2-Çdo parti konkurron me listën e vet të këshilltarëve dhe si një trup elektorale e përbashkët, e cila është në mbështetje të kandidatit të opozitës.