Është dita e tyre sot. Çiljeta dhe djali i saj Fernando kanë të njëjtën datë lindje, 5 shkurtin.
Vetë këngëtarja shumë e dashur për publikun e ka bërë pa hezitim të ditur moshën e saj, sot bën 33 vjeç, ndërsa Fernando bën 5 vite. Ajo ka postuar dy foto ku shihet së bashku me të birin.
Gjithçka e ka paraprirë urimi i të ëmës së Çiljetës, e cila shprehet se para 33-vitesh Çiljeta kishte gëzuar jetën e tyre.
“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet më parë erdhe në jetën tonë dhe na dhe shume lumturi. Mbas dy cunave të xhajës tënd erdhe ti vajzë dhe gëzoj gjithë familja duke të vënë dhe emrin Çiljeta.Ti je drita e syve të mi.
Por ti na dhe një gëzim akoma më të madh. Na solle në jetë një princ të vogel Fernandon që zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tonë… Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti të rroni me qindra vite dhe veç të mira paçi në jetë. Zoti ju bekoftë”- ka shkruar nëna e Çiljetës.
(E.K/FAXWEB)