Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka disa kohë që po punon për projektin më të ri muzikor. Ajo vetë ka zbuluar se kënga e re e saj do të titullohet “Bonbone”.
Por ajo na ka zbuluar diçka më shumë lidhur me videoklipin e këngës. Çiljeta ka vendosur që të vijë me një look krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim kohët e fundit.
Nga fotot e publikuar në profilin e saj në “Instagram”, kuptohet se këngëtarja ka hequr dorë nga flokët e shkurtër dhe biond dhe ka vendosur të dal me flokë të gjatë dhe brune.
Në fotot, Çiljeta shfaqet e veshur me të zeza, ndërkohë që shihet shumë seksi duke pozuar pranë grupit të famshëm “Alar Band”, me të cilët dhe do të bashkëpunojë.