Gazetari Çim Peka ka pasur sërish sot një apel për kreun e demokratëve Lulzim Basha. Ai i kërkon atij një provë, një provë që të paktën vërteton që ai nuk është në një mendje me të majtën e Ramiz Alisë.
“Na jep nje prove Lul! Te pakten provo qe nuk pajtohesh me te majten e Ramiz Alise. E ke te thjeshte, Rama po ta jep mundesine. Blloko cdo seance deri sa Gramoz Ruci te refuzoje te behet nr 3 (tre) i hirarkise shteterore ne Shqiperine e 2017, kryetar Kuvendi.
Ne partine e Enverit, Ramizit, Fatosit, Edit mund te mbaje cdo funksion Gramoz Ruci, por jo ne Shqiperine pluraliste. Dhe kete mund ta besh. Ta besh ceshtje dite ne Shqiperi e me gjere. Ne Holanden tende nuk do ta lejonin nje gje te tille, ne Gjermani jo e jo.
Beje, jam i sigurte qe edhe tepelenasit e dinjitetshem do te mirekuptonin dhendrin e tyre, per ata te padinjitetshmit mos u brengos, kudo ka te tille. Demokratet se paku do thonin: Na t’kurri ne numra, por jo ne moral”, shkruan Peka.
Prej disa kohësh Peka është pozicionuar haptazi në kundërshtim me qëndrimet e Lulzim Bashës dhe nuk ka kursyer dhe sulmet direkte kundër tij.
(E.K/SHUPLAKA)