Çim Peka i ftuar në ‘’Opinion’’ është shprehur kundër Bashës. Sipas tij i vetmi kriter përzgjedhës kanë qenë kush do të jenë jashtë listave për 25 Qershorin.
Ai theksoi se kryedemokrati e ka pasur të qartë se kush nuk do të jetë dhe kush nuk do të jetë janë tre grupe.
“Basha nuk ka pasur kriter se kush do të futet, ai ka pasur kriter kush nuk do të jetë. Dy persona që mund t’i shikonte si rival që janë opozitar korrekt, që nuk kanë qenë ministra kurrë, është Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Ai këta dy emra i ka parë si rival.
Pjesa tjetër është ajo që ka parë si votues të Lulzim Bashës, por jo si votues të kryetarit, por si votues të Bashës iniciuar nga shijet e Sali Berishës. Të gjithë kryesinë e zgjedhur njëlloj si Lulzim Basha, nga e njëjta anëtarësi, Basha e ka zhdukur nga lista”, u shpreh Peka. (E.K/SHUPLAKA)