14:30 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Çim Peka thirrje për ish-kryeministrin: Ik nga ajo listë Sali Berisha

23:42 | 27/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Duket që në atë çadër, Rama do të futet si viktimë dhe jo shkaktari i saj”

Gazetari i njohur Çim Peka, në një artikull të publikuar në portalin e tij Syri.net, komenton situatën brenda Partisë Demokratike, pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë.

Peka i ndan të përjashtuarit nga lista e vendosur nga kryedemokrati Lulzim Basha, në tre kategori, ata që mbështetën Sokol Olldashin, ata që votuan Bashën si lider të PD-së të ndikuar nga Berisha, si edhe ata që Basha i konsideron si rivalë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë.

Kështu sipas gazetarit, Basha ka bërë aktin më hileqar me listat dhe i bën thirrje ish-kryeministrit dhe ish-liderit demokrat Sali Berisha, të largohet nga ajo listë.

“Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj.”, shkruan Peka.

ARTIKULLI I PLOTË

Ik nga ajo listë Sali Berisha

Pasi krijoi të vetmen forcë të djathtë që nuk u shua nga tranzicioni në lindje të Europës, ish- komuniste, Sali Berisha u largua nga drejtimi i partisë së tij në verën e 2013-së, duke marrë për vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes përballë ish-komunisteve shqiptarë. Sigurisht, që një deklaratë e tillë ishte një akt politik për ti hapur rrugë një drejtimi të ri të PD-së.

Dhe ky akt u lexua mjaft mirë nga dy nënkryetarët Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Që të tre dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre duke mos garuar përballë Lulzim Bashës, të cilin e sfidoi në mënyrë modeste Sokol Olldashi. Në mënyrë modeste edhe për faktin se baza e PD-së nuhati shijen e Sali Berishës për pasardhësin e tij.

Partia Demokratike me Lulzim Bashën kryetar, zgjodhën Këshillin Kombëtar, më pas drejtuesit e departamenteve, dhe në fund kryesinë e re. Organe që përfaqësonin një mbështetje të fortë për kryetarin e tyre të ri, por që Basha duke përvetësuar stilin e drejtimit të paraardhësit i mblodhi shumë rrallë.

Gjithsesi, protesta 90 ditore përballë zyrës së Edi Ramës tregoi se strukturat në dukje në hije, ju përgjigjen në një protestë të pashembullt të PD-së dhe opozitës shqiptare. Deri para dy netësh, kohë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtojë kryesinë nga miratimi i listave për deputetë, por ta konkretizojë grupin e tij parlamentar në mënyre surprizë për shumëkënd.

Më shumë se ata që janë në ‘listën Basha’, lajm bënë ata që u larguan dhe ata që nuk u përfshinë në listën e kreut të PD-së.

Janë tre llojesh të përjashtuarit:

1- Ata që mbështetën Sokol Olldashin në garën për kryetar ranë ose u larguam rrugës gjatë këtyre katër viteve.

2- Ata që votuan dhe mbështetën Lulzim Bashën, pasi ishin të bindur se ish-lideri i tyre kishte preferencë anëtarin e ‘KOP’, që mundi edhe Edi Ramën në garën për Tiranën. Këta më së shumti ishin anëtarë të zgjedhur të kryesisë së PD-së së re. Por që Lulzim Basha i fshiu me një të rënë të lapsit, pa i mbledhur fare siç dhe e ka statuti i PD-së. Dhe arsye mesa duket ishte vetëm një. Basha nuk e duronte faktin që kjo pjesë e PD-së nuk e zgjodhën Bashën si Lulzim, por si zgjedhje të Sali Berishës.

3- Dhe të fundit janë ata që Basha i shikonte si sfidues real në garën e radhës brenda partisë. Më konkretisht Topalli e Patozi.

Rezultati: Lulzim Basha krijoji një listë të re e cila është larguar aq shumë nga PD e deri djeshme, sa dhe PS-ja e Fatos Nanos në ’91 nuk e bëri me PPSH-në e Ramiz Alisë. Edhe pse trashëgimia politike e partisë së Nanos ishte kriminale dhe kjo e partisë së Bashës është më së paku reformatore në tentativë.

Sjellja e Bashës ndaj PD-së që mori është shumë më radikale se e liberalit Nano ndaj PS-së që gjeti.

Kanë vetëm një ngjashmëri, Fatos Nano e më pas Edi Rama, mbajtën fort Gramoz Ruçin nga trashëgimia politike e partisë së tyre, për të ruajtur trungun fanatik të elektoratit të tyre. Djallëzisht ose jo, të njëjtën gjë bëri para dy netësh Lulzim Basha me Sali Berishën. Zhduku pjesën më të madhe të historisë së PD-së dhe duke shfrytëzuar indiferencën e Berishës ndaj drejtimit të PD-së, përfshiu thuajse tinëzisht vetëm atë në listë. Duke e trajtuar njëlloj si socialistët Fatos Nano e Edi Rama, Gramoz Ruçin. Me qëllimin e vetëm, për të mashtruar pjesën fanatike të elektoratit opozitar.

Ky është akti më hileqar që ka bërë me listat Lulzim Basha. Pasi, kurrë, po kurrë ama, PD nuk mbart trashëgiminë kriminale të Partisë së Punës. Dhe Sali Berisha nuk është një ish-kryepolic kriminel që drejtoi policinë kriminale të regjimit, por një intelektual i guximshëm që udhëhoqi shqiptarët drejt lirisë.

Prandaj Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e listës së “Republikës së Re”, i vetëm nga “Republika e vjetër”. Mund ta bekojë, mbështesë, por nuk mund të jetë pjesë e saj. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Cim Pekalulzim bashaSali Berisha
Pas

Muxhahedinët në Shqipëri, ambasadori i Iranit: Të izoluar disa dekada, janë penduar për të kaluarën e tyre (VIDEO-INTERVISTA)

Para

“Mos i fol kësaj se është dashnorja ime, e lashë baxhellën se s’dinte të gatuante”, Albano Bogdo tallet keq me Kreshnik Spahiun

Para
“Mos i fol kësaj se është dashnorja ime, e lashë baxhellën se s’dinte të gatuante”, Albano Bogdo tallet keq me Kreshnik Spahiun

“Mos i fol kësaj se është dashnorja ime, e lashë baxhellën se s’dinte të gatuante”, Albano Bogdo tallet keq me Kreshnik Spahiun

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vriten edhe tre shkencëtarë bërthamorë iranianë, bilanci rritet në 9, Izraeli: Të frenojmë ambiciet bërthamore të Iranit

Dështoi dy herë të vriste biznesmenin/ Arrestohet në Tiranë Astrit Sinanaj, i dënuar me 22 vite burg

Gjykata e Apelit të GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane, detajet e para

Operacioni i Policisë në Vlorë: Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim për vepra të ndryshme

Aksidentohen dy turist në rrugën e Arbrit, transportohen drejt spitalit të Traumës

Itali/ Banda ishte bërë tmerr në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

Berisha: Tani është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë

Berisha: Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë, nuk do pranohet kurrë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.