04:14 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Cipras: Mot do t’i kemi punët më mirë. Çfarë po fsheh kryeministri grek?

07:59 | 12/09/2017
në Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Cipras: Mot do t’i kemi punët më mirë. Çfarë po fsheh kryeministri grek?

Kryeministri grek shprehet optimist për ekonominë greke, por nuk cek problemin kryesor: taksat. Në panairin ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi para përfaqësuesve të politikës dhe të ekonomisë: “Kriza në Greqi do të marrë fund përfundimisht në gusht 2018.” Pra kur skadon programi i ndërkombëtar i kredive për Greqinë.

Mesazhi i Tsipras: ne do të ecim së shpejti me këmbët tona. Ai tha specialistët dhe të shkolluarit do të kthehen sërish në Greqi dhe fillestarët në profesion do të mbështeten nga taksapaguesit. Qëllimi është të krijohen kushte në të cilat mund të lulëzojnë firmat start-up, turizmi, bujqësia dhe sektori digjital. Ai foli për programe financimi në miliarda që do të përdoren në mënyrë specifike, si për mikrokredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto, theksoi Tsipras kishin vuajtur më shumë nga kriza.

Alexis Tsipras

Në të vërtetë shifrat e fundit të japin shkas për shpresë. Në vitin 2016 Greqia pati një tepricë ekonomike prej 3,5% duke i kaluar kështu kërkesat e kreditorëve si dhe një rënie me rreth 6% të nivelit të papunësisë, që tani është 21,7%.

Barrë e madhe taksash

Por Tsipras e di edhe pse Greqia është bërë falë reformave interesante për investitorët e huaj, prej tyre përfitojnë pak vetë. Prandaj ai kërkoi shance të barabarta për të gjithë. Problem për shumë sipërmarrje greke përbën ende barra e rëndë e taksave dhe mungesa e transparencës në administratë.

Për këtë ankohet edhe Nikos Taloumis, që një firmë e cila prodhon më tepër për tregun e jashtëm, se sa në tregun grek, për shkak se ky është i dobët. Sipas tij problemi kryesor është se 63% e fitimeve të tij vjetore përfundojnë tek zyrat e taksave.

Masa kundër evazorëve të taksave në Greqi

Ende në administratën greke mbretëron kaosi. Prej tij vuajnë kryesisht sipërmarrësit e pavarur dhe profesionistët e lirë, që përbëjnë një të tretën e taksapaguesve në Greqi. Kush punon si profesionist i lirë në Greqi shpenzon rreth 70% të të ardhurave për taksa dhe për sigurimin shëndetësor. Tsipras kishte premtuar reformimin e sistemit të taksave, por gjendja nuk ka ndryshuar, madje është keqësuar. “Problemi është se për shkak të gjendjes së Greqisë është e vështirë të parashikosh se sa të ardhura do të kesh vitin e ardhshëm” – thotë Tenia Menegaki. Problem sipas saj është edhe se ligjet ndryshojnë vazhdimisht dhe se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme taksohen njëlloj si edhe koncernet e mëdha. DW

 

 

Etiketa: Ciprasekonomia greketaksat
Pas

Rrëfimi tronditës i Nicole Scherzinger: Kam shitur gjakun tim që të ushqehesha

Para

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Elbasan, nuk ka të lënduar

Para
Shpërthim me eksploziv në derën e shtëpisë shkodranit, vetëm dëme materiale

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Elbasan, nuk ka të lënduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.