09:01 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Cirk pa bukë”, dhunohen aktivistët e ”Lëvizjes për Universitetin” nga të rinjtë e FRESSH

08:05 | 09/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Cirk pa bukë”, dhunohen aktivistët e ”Lëvizjes për Universitetin” nga të rinjtë e FRESSH

Ditën e djeshme një grup aktivistësh nga Lëvizja Për Universitetin pretendojnë se janë goditur nga ana e përfaqësuesve të FRESSH, në festën e organizuar për 8 Dhjetorin nga Ministria e Arsimit.

Të rinjtë kishin vendosur që në festë të mos shkonin për të festuar po për të hapur banderolën me shkrimin “Çirk pa bukë” për të demaskuar propagandën e ministrisë që prej vitesh ka vënë përfund ëndrrat e mijëra studentëve për arsim publik çilësor.

REAGIMI I STUDENTËVE DHE AKTIVISTËVE:

Një grup aktivistësh të Lëvizjes Për Universitetin iu përgjigjën sot ftesës së Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë duke hapur një banderolë proteste në ahengun që po organizohej për 8 Dhjetor. Në të shkruhej “Çirk pa bukë” për të demaskuar propagandën e ministrisë që prej vitesh ka vënë përfund ëndrrat e mijëra studentëve për arsim publik çilësor. Në Ditën e Rinisë, rininë, të nëpërkëmbur brenda dhe jashtë universiteteve, orvaten ta gënjejnë edhe më keq se plebenjtë e Romës antike.

Me t’u hapur banderola, mbi aktivistët tanë u lëshua një luzmë fresshistësh që me thonj e me putra tentuan ta grisnin atë. Të prezantuar fillimisht si punonjës të Shërbimit Kombëtar të Rinisë, fill pas ndeshjes së parë, ata thirrën në ndihmë një grup edhe më të madh gangsterësh, të çilët iu lëshuan aktivistëve tanë duke i goditur ku të mundnin. Pas këmbimit të fjalëve me grushte e shkelma, janë lënduar veçanërisht aktivistët Bora Mema, Bislim Lakna dhe Klodi Leka.

Aktivistët e sulmuar kanë kërkuar ndihmën e poliçisë. Këta të fundit, në vend që t’u vinin në ndihmë, i kanë dalë në krah kopesë së fresshistëve dhe gangsterëve duke ofenduar aktivistët tanë dhe tentuar fillimisht t’i ndalonin ata. Aktivistët e lënduar i janë drejtuar komisariatit të poliçisë nr. 1 për të bërë kallëzim penal për ushtruesit e dhunës.

Grushtet dhe shkelmat mbi ne janë hiçmosgjë krahasuar me atë që qeveria po u bën dhjetëra mijëra studentëve të universiteteve publike. Edhe gangsterët me tuta janë lule përpara përbindëshave me kostum si Edi Rama dhe Lindita Nikolla. Pasi ka rritur tarifat, qeveria ka miratuar një ligj arsimi të lartë që do të finançojë diplomoret private me para publike duke i hapur derën shkatërrimit përfundimtar të universitarizmit publik.

Ne nuk tërhiqemi!

(E.K/FAXWEB) 

Pas

Si u vra pak metra larg banesës Aleksandër Ndoka, nuk u dëgjuan krisma në zonë

Para

Solisti i Nrg Band së shpejti baba, ka menduar që tani për emrin e vajzës

Para
Solisti i Nrg Band së shpejti baba, ka menduar që tani për emrin e vajzës

Solisti i Nrg Band së shpejti baba, ka menduar që tani për emrin e vajzës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.