Dy banorë të Astirit të arrestuar pak ditë më parë nga disa civilë kanë marrë ditën e sotme masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës.
Spas burimeve nga gjykata bëhet me dije se babë e bir, Edi dhe Maliq Ferhati kanë marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Ndërkaq banorët shpesh kanë denoncuar dhunën psikologjike të paprecedent që u është ushtruar nga Policia e Shtetit apo dhe nga civil që u shkojnë në shtëpi orë e pa orë.
Jo më larg se ditën e sotme banorët kanë ftuar të gjithë mediat të bëhen pjese e terrorit që ata përjketojnë pas orës 21:00 në darkë.
Discussion about this post