05:20 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ç’ju duket vetja mor spurdhjakër,” Arbër Çepani irritohet keq me kontrollin tatimor: Kush jeni ju që terrorizoni stafin

19:46 | 01/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ç’ju duket vetja mor spurdhjakër,” Arbër Çepani irritohet keq me kontrollin tatimor: Kush jeni ju që terrorizoni stafin

Arbër Çepani ka reaguar mjaft ashpër pas një hetimi tatimor të zhvilluar sot në qytetin e Korçës, ku sipas tij ka zbarkuar në disa biznesë kryesore tek zona e Pazarit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Arbri shkruan se: duheshin dërguar 8 furgona me tatimorë, në ditë festash, të “terrorizonin” bizneset e një prej hapësirave më të bukura në Shqipëri siç është Pazari i Vjetër i Korçës.

“Me arrogancën dhe injorancën që karakterizon militantucët e partive, këta të “dërguarit tatimorë” pasi hyjnë në biznesin që unë drejtoj “Komitetin” dhe kontrollojnë për fatura tatimore tavolinat dhe nuk gjejnë asnjë parregullësi, marrim guximin në pronën time që e kam ngritur me djersë, duke punuar nga ora 6 e mëngjesit dhe deri në 2 të natës, të sekuestrojnë Pc dhe mallin që kisha në ambjentet e lokalit duke më bllokuar të gjithë punën!”- shkruan ndër të tjera Arbri.

Postimi i plotë

Doing Business in Albania! Në një Shqipëri të zhytur në ërresirë ekonomike, hetimi tatimor i dërguar nga Tirana, pasi bllokoi kanalet e drogës dhe vendosi rregull tek maunet kontrabandë në çdo cep të Republikës, zbarkoi në Korçë në të vetmin vend, që përçon një model të ndryshëm zhvillimi,ku familjet dhe individët kanë investuar gjithçka kanë në turizëm! Ky model i “ndryshëm biznesi” i prishte harmoninë zullumerisë që ka kapluar të gjithë vendin dhe duheshin dërguar 8 furgona me tatimorë, në ditë festash, të “terrorizonin” bizneset e një prej hapësirave më të bukura në Shqipëri siç është Pazari i Vjetër i Korçës. Me arrogancën dhe injorancën që karakterizon militantucët e partive, këta të “dërguarit tatimorë” pasi hyjnë në biznesin që unë drejtoj “Komitetin” dhe kontrollojnë për fatura tatimore tavolinat dhe nuk gjejnë asnjë parregullësi, marrim guximin në pronën time që e kam ngritur me djersë, duke punuar nga ora 6 e mëngjesit dhe deri në 2 të natës, të sekuestrojnë Pc dhe mallin që kisha në ambjentet e lokalit duke më bllokuar të gjithë punën! Çfarë ju duket vetja mor spurdhjakër?! Kush jeni ju të terrorizoni stafin tim dhe pasi të sekuestroni mallin t’i kerkonit kamarierit të firmoste procesverbalin?! Kush jeni ju që hyni në shtëpinë time dhe nuk pranoni as të më flisni në cel ndërkohë që vini duart mbi biznesin tim?! Kush jeni ju mor bythpambuqër, që në vend të më ndihmoni, se me 100 vështirësi po mbaj në këmbë një biznes që punëson të rinj dhe promovon trashëgiminë kulturore, vini dhe më silleni sikur po kontrolloni biznesin e ndonjë trafikanti droge?! Mendoni se duke terrorizuar edhe ata pak sipërmarrës që punojnë më ndershmëri dhe sakrificë do më shtyni të largohem nga ky vend ashtu sikurse kanë bërë mijra të rinj të tjerë?! Harrojeni o lapanjosër!! Se këtu do rri!! Nuk lëviz prej këtej, derisa ata që punojnë dhe ëndërrojnë për një Shqipëri më të mirë, të jenë më shumë se ju bythgrisurit që jetoni me djersën e të tjerëve! Me djersën tonë!

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Arber Cepani
Pas

Shkon në 10 numri i të shoqëruarve, Klevis Balliu sqaron pse u fut në furgonin e policisë

Para

Kërcënohet me jetë ministri italian: Ke 3 shqiptarë pas qafe, do të ekzekutohesh!

Para
Kërcënohet me jetë ministri italian: Ke 3 shqiptarë pas qafe, do të ekzekutohesh!

Kërcënohet me jetë ministri italian: Ke 3 shqiptarë pas qafe, do të ekzekutohesh!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.