I ftuar në “Fax News” juristi ÇLirim Gjata ka komentuar edhe nismën e PS-së për shkarkimin e krut të KQZ-së Klement Zguri. Ai ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryetarë komisioni të shkarkohet sapo ka nisur reforma dhe se nuk e kupton se çfarë do të bëjë mazhoranca me këtë.
Gjata tha se nuk është në dijeni të dosjes së kryebashkiakut Agron Kapllanaj, por deklaroi se dhe sikur kreu i KQZ të ketë shkelur ligjin nuk ka punë parlamenti ta vlerësojë por gjykata kushtetuese.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë që të shkarkohet një krytarë io komisioni kur sapo ka nisu reforma. Cdo veprim sjell kundërveprim. Por pse po e heq këtë cfarë kuptimi ka, nuk e di se cili do jetë produkti i kësaj reforme, për të krijuar zhurmë? Por nuk ka veprime që e largojnë vëmendjen nga ajo që po ndodh me qeverinë”, tha ai.
Mazhoranca thotë se ka shkelur ligjin për Kapllanajn?
“Është vendim që i takon një individit, unë nuk e kam parë dosjen e tij, nëse ai gjendet fajtorë nuk e di, por mirë KQZ ka shkelur ligjin, ç’puna ka parlamenti, është gjykata kushtetuese. Nuk i takon Parlamentit ta trajtojë, i takon Gjykatës dhe KQZ-së.
Euralius dhe OPDAT?
“Këto ndërhyrja e tyre, të atyre që veprojnë mbi aspektin tekniko-ligjor, nuk është mirë që të arrijë deri këtu që kanë të bëjnë me personalitetin e shtetit, por ato kanë dhënë ndihmesë të madhe, ndërsa për të përcaktuar se kush do të ikë e kush do të rri është e tepërt.
Një media u shpreh për ONM-në që janë shumë të përgatitur por a është e mundur që dikush të paraqesë CV-në e tyre se sa të përgatitur janë , cfarë kanë bërë, sa libra, leksione e tjerë kanë bërë.
Problemi këtu është se si do të zgjidhet prokurori i ri, mirë do të ishte që ky të qëndronte në detyrë deri sa të vijë i riu, por nuk qëndron aty. Problemi është që në respekt të ligjit, sipas reformës në drejtësi, prokurori ka një procedurë, këshilli i lartë i prokurorisë, ia propozon parlamentit për ta zgjedhur me 3/5nëse asnjëri nuk i merr kaq vota zgjidhet i pari në renditje.
Mazhoranca le të ulet me opozitë dhe ta komndojë konsesnsusin edhe me opozitën dhe të vihet një prokuror aty”, tha Gjata. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post