20:38 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Çlirohet fondi 22.4 milionë euro, KESH gati të nisë importin e energjisë

10:11 | 06/07/2017
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Terr në Gjirokastër, 80% e qytetit zgjohet pa drita. Mungesa dhe në institucione

KESH mund të përdorë në çdo kohë fondin prej 22.4 milionë euro që është parashikuar në kohë krizash dhe thatësire në projektin e rimëkëmbjes që mbështetet nga Banka Botërore. Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare autorizon gjenerimin që të blejë energji për llogari të Furnizuesit të Shërbimit Universal (OSHEE) në kushtet e një viti të pafavorshëm hidrik.

“Në raste përjashtimore dhe situata të pafavorshme hidrike, Këshilli i Ministrave mund të vendosë që sasia e nevojshme e energjisë për përmbushjen e kërkesave të klientëve që përfitojnë nga Shërbimi Universal i Furnizimit të sigurohet në tregun e parregulluar nga shoqëria e prodhimit të energjisë elektrike, aksionet e së cilës kontrollohen pjesërisht apo plotësisht nga shteti” thuhet në vendim.

Rakordimi mes kompanive

Edhe pse KESH ka tashmë fondin e nevojshme dhe autorizimin për të filluar importet në tregun e parregulluar, kompania duhet që të rakordohet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ky i fundit ka mbyllur prokurimin e energjisë që nevojitet për furnizimin e vendit për muajin korrik. Për të siguruar sasinë e nevojshme u zhvilluan dy tenderë vlera e të cilëve kalon 22 milionë euro. Në sasinë e parë çmimi për megavat i energjisë rezultoi 57.2 euro kurse në të dytën 68.2 euro.

Gjenerimi dhe Shpërndarja do të duhet të bëjnë vlerësimin tani për mënyrën sesi do të veprojnë në vijim dhe kush do të jetë kompania që do të sigurojë energjinë për muajin gusht i cili parashikohet të ketë të njëjtën tendencë si edhe korriku me shumicën e energjisë të siguruar nga importi. KESH po prodhon me kapacitete minimale duke siguruar furnizimin vetëm gjatë orëve të natës kur ka edhe më pak konsum.

“Përplasja” për vendimin

Pak ditë më parë vendimi për autorizimin e KESH të përdorë fondin 22.4 milionë euro për import energjie u kthye në “mollë sherri” mes qeverisë.

Fillimisht u deklarua se disa nga ministrat teknikë të Partisë Demokratike nuk kishin firmosur duke mbajtur peng situatën kurse më vonë zëvendëskryeministrja Ledina Mandija deklaroi se vendimi mund të kalonte me firmën e shumicës së qeverisë dhe se drafti nuk ishte transparent. U deshën 48 orë “përplasje” në distancë me deklarata që në fund palët të miratonin vendimin duke hapur kështu “dritën e gjelbër” për importet./Monitor

 

Etiketa: ekonomisituata energjitike
Pas

“Kur jemi te gjenet”, Tuna publikon foton kur ishte bebe

Para

Kohë nuk ka, Basha duhet t’a fillojë nga vetja

Para
”Leksioni i demokracisë që vjen nga komunistja Mogherini!”, gazetari komenton ‘joshjen’ që iu bë Dules

Kohë nuk ka, Basha duhet t'a fillojë nga vetja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.