03:33 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Çlironi Palestinën”/ Dy punonjës të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

09:11 | 22/05/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Çlironi Palestinën”/ Dy punonjës të ambasadës izraelite qëllohen për vdekje në Uashington

Dy punonjës të ambasadës izraelite në SHBA janë qëlluar për vdekje jashtë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, ndërsa po largoheshin nga një aktivitet me fokus ndihmën për banorët e Gazës. Viktimat, të cilët ishin çift, ishin pjesë e një eventi të organizuar nga komuniteti hebraik.

I dyshuari për këtë ngjarje të rëndë është identifikuar si Elias Rodriguez, 30 vjeç, i cili u arrestua nga policia menjëherë pas sulmit. Sipas autoriteteve, Rodriguez ka bërtitur “Palestina e lirë” në momentin e ndalimit, ndërsa po hetohen lidhjet e mundshme të tij me terrorizmin.

Ambasada izraelite ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke deklaruar se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt. Zëdhënësja e ambasadës, Tal Naim Cohen, u shpreh në një postim në platformën X se ka besim të plotë tek autoritetet amerikane për zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë.

“Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC. Ne kemi besim të plotë tek autoritetet e zbatimit të ligjit, si në nivel lokal ashtu edhe federal, për të kapur autorin dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetin hebraik në Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo.

Hetimet mbi motivet dhe rrethanat e ngjarjes vijojnë, ndërsa siguria përreth përfaqësive diplomatike izraelite në SHBA është shtuar.

 

Etiketa: shba
Pas

Doli në dosjen ‘Ura’, vëllai i truprojës së Berishës ishte një ndër furnizuesit e drogës nga Shqipëria drejt Italisë! Bashkëpunonte me Gerti Aliun, përgjimet që e nxorën zbuluar

Para

Foto/ Festivali i Filmit në Kanë, pamjet surprizuese dhe që thyejnë rregullat

Para
Foto/ Festivali i Filmit në Kanë, pamjet surprizuese dhe që thyejnë rregullat

Foto/ Festivali i Filmit në Kanë, pamjet surprizuese dhe që thyejnë rregullat

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.