Vijon gjuetia e klubeve kineze për futbollistët më në formë në Europë dhe shifrat që ofrojnë janë me të vërtetë të çmendura.
Sipas Espnfc.com, një numër i madh i klubeve kineze janë duke monitoruar 20 vjeçarin e Tottenham, Dele Alli, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë deri në 1 milion dollarë në javë, ndërsa në sezon janë plot 52 milionë dollarë.
20 vjeçari kërkohet edhe nga Real Madrid, por oferta e çmendur e kinezëve mund t’ia ndryshojë mendjen.
Për kartonin e lojtarit Tottenham kërkon 50 milionë euro. (A.R/SHUPLAKA)