Në vitet e fundit, kërkesat për mbushës të buzëve kanë arritur majat, ndërsa gratë dhe vajzat mundohen t’u ngjajnë yjeve si Kylie Jenner.
Por, së fundmi përdorueset e mediave sociale kanë gjetur si duket një mënyrë më të lirë, por më të frikshme, për t’i bërë buzët që të duken më të plota. Shumë persona në aplikacionin e njohur TikTok kanë ndarë video ku tregojnë sesi i kanë ‘trashur’ buzët duke përdorur ngjitës qerpikësh.
‘Procedura’ konsiton në ngjitjen e buzës së sipërme për ta bërë të duket si më e madhe dhe më e plotë.
“Çmenden” vajzat në internet, po ngjisin buzët që t’u duken më të trasha on Vidnews.
Trendi i çuditshëm nisi pasi një përdorues me emrin ‘gnarlysinner’, mori më shumë se 81,000 pëlqime në videon ku tregonte se çfarë ‘zbulimi’ kishte bërë. Tashmë si duket një numër i madh vajzash kanë nisur të bëjnë të njëjtën gjë me buzët e tyre dhe videot po i shpërndajnë në rrjet.
Gjithsesi, trendi nuk është pëlqyer nga të gjithë, ka dhe persona të tjerë që e kanë kritikuar.
Një komentues shkruante: Kjo është shumë e trishtë…Imagjino të të bien buzët në mes të fjalisë.”