Një 32 vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Tiranë, për shkak se kishte kërcënuar me vrasje të vëllanë e tij.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak
Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.
Sekuestrohen dy armë zjarri.
Vihet në pranga 32 vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:
-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.