Një shtetas rom ka plagosur me thikë dy punonjës policie. Ngjarja ka nisur pasi shtetasi rom, Nerfan Halimllari, ka kërcënuar dhe ka marrë një shumë parash në një dyqan.
Menjëherë pronari Ardian Kuka ka njoftuar policinë. Policia e ka kapur grabitësin në shtëpi dhe i ka gjetur shumën e parave të grabitura.
Ndërkohë që grabitësi ka bërë rezistencë ndaj dy policëve duke i qëlluar me thike dhe duke i plagosur.
(M.Q/Faxweb)