Muaji Maj, kohë e favorshme për plazh. Ekspertet e Institutit te Gjeoshkencave, IGJEUM, thonë se nesër priten rritje temperaturash, deri në 33 gradë.
Njoftimi i IGJEUM:
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Ndërsa qarqet e tjera pritet të kenë vetëm reshje të lokalizuara (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 29 °C
në vendet e ulëta: 15 / 33 °C
në vendet malore: 10 / 26 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.01) dhe nesër (e mërkurë, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë.
Discussion about this post