Brazili ka arritur të fitojë një tjetër ndeshje, kësaj rradhe me përmbysje ndaj një rivali të fortë në Kupën e Amerikës. “Seleçao” arriti të triumfojë ndaj Kolumbisë në një ndeshje që zgjati 100 minuta ku Kazermiro arriti të shënonte pikërisht në atë minutë duke i dhënë fitoren dhe kualifikimin brazilianëve.
Sfidën e hapi kombëtarja kolumbiane me Diaz në minutën e 10′, më pas ndeshja u barazua në minutën e 78′ me Roberto Firminon.
Goli i fitores u firomos nga Kazemiro në të 100 minutë pas një asisti nga Nejmar.
Një ndeshje e çmendur kjo për brazilianët që tashmë e shohin veten të kualifikuar si të parët në grupin B pas tre fitoreve, duke lënë pas Kolumbinë, Perunë, Ekuadorin dhe Venezuelën.
Ndeshjen e ardhshme kombëtarja e “Seleçao”-s, do ta ketë ndaj Ekuadorin në 27 qershor.