Ulërimat kur lojtarët anglezë u gjunjëzuan për të mbështetur “Black Lives Matter” para ndeshjes kundër Hungarisë në Budapest ishin vetëm një pjesë e vogël e çmendurisë së tifozëve vendës në “Puskas Arena”. “Unë do të flas me shokët e skuadrës, ne do t’i raportojmë gjithçka UEFA-s”,– tha kapiteni anglez, Harry Kane, pas ndeshjes së vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, që kombëtarja e Southgate fitoi 4-0 ndaj Hungarisë, por që është e destinuar të ketë pasoja.
Hungaria pritet të luajë tre ndeshje me dyer të mbyllura, pasi UEFA i shpalli tifozët e saj fajtorë për sjellje diskriminuese gjatë “Euro 2020”. Edhe se ndeshja me Anglinë, duke qenë një kualifikuese botërore, është e organizuar teknikisht nga FIFA, e cila për këtë arsye lejoi praninë e 67,000 personave në arenën e Budapestit. Tifozët vendas filluan të ndiheshin menjëherë nga nxehja e kundërshtarëve: i pari që u shënjestrua ishte Jude Bellingham. Pastaj erdhën bilbila dhe ulërima, ndërsa lojtarët anglezë u gjunjëzuan.