Cristiano Ronaldo është njeriu më me vlerë në botë në Instagram, pasi ylli i Juventusit fiton më shumë se kushdo tjetër në planet përmes postimeve të sponsorizuara.
Sulmuesi i Juventus merr nga reklamuesit 1.6 milionë dollarë për një postim në llogarinë e tij, sipas kompanisë analitike të rrjeteve sociale Hopper HQ. Fituesi pesë herë i “Topit të Artë” ndiqet nga plot 308 milionë persona në Instagram.
Ronaldo ka zbritur nga froni aktorin e famshëm Dwayne “The Rock” Johnson, i cili mbante vendin e parë.
Johnson ka 250 milion ndjekës në Instagram dhe merr rreth 1.52 milion dollarë për një postim, ndërsa ylli i popit Ariana Grande me 1.51 milion dollarë renditet e treta në listë.
Lionel Messi, rivali historik i Ronaldos, është i vetmi sportist tjetër në 10-shën më të mirë.
Argjentinasi, i cili ka 224 milion ndjekës, merr deri në 1.1 milion dollarë për një postim, duke e vendosur atë të shtatin në listën e më të paguarve.
10 të famshmit që marrin milionat për një postim në Instagram
1. Cristiano Ronaldo, 308 milion ndjekës – pak më shumë se 1.6 milion dollarë për postim
2. Dwayne “The Rock” Johnson, 250 milion ndjekës, 1.52 milion dollarë për postim
3. Ariana Grande, 247 milion ndjekës, 1.51 milion dollarë për postim
4. Kylie Jenner, 244 milion ndjekës, 1.49 milion dollarë për postim
5. Selena Gomez, 241 milion ndjekës – 1.46 milion dollarë për postim
6. Kim Kardashian, 232 milion ndjekës – 1,41 milion dollarë për postim
7. Lionel Messi, 224 milion ndjekës – 1.16 milion dollarë për postim
8. Beyonce Knoëles, 189 milion ndjekës – 1.14 milion dollarë për postim
9. Justin Bieber, 180 milion ndjekës – 1.11 milion dollarë për postim
10. Kendall Jenner, 172 milion ndjekës – 1,05 milion dollarë për postim