Në Kiev, Real Madridi do të ketë mundësinë ta fitojë Ligën e Kampionëve për herë të tretë radhazi, por Toni Kroos insiston se të arrihet kjo nuk është aspak detyrë e lehtë.
Gjermani e ka fituar këtë trofe tre herë, një herë si lojtar i Bayern Munchen dhe dy herë tjera me Los Blancos.
“Të luash një finale është e vështirë, t’i luash dy është shumë e vështirë, dhe t’i luash tri është çmenduri”, ka thënë Kroos.
“Kjo nuk ka ndodhur më parë dhe nuk e di nëse do të ndodhë prapë, por ne do ta kërkojmë titullin e tretë më radhë”, shtoi ai.
Të shtunën më 26 maj, Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finalen e Kievit.
Discussion about this post