18:10 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Çmenduria’ e polices në Gjilan, Prokuroria hedh poshtë versionin që po qarkullon rreth vrasjeve të sotme (Detajet)

16:46 | 18/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Çmenduria’ e polices në Gjilan, Prokuroria hedh poshtë versionin që po qarkullon rreth vrasjeve të sotme (Detajet)

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës prej 18 vitesh.

Mësohet se fillimisht Bllaca ka punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan.

“Valdetja është që 18 vite police. Fillimisht ka punuar në Prishtinë për disa vite, në Qendrën e Thirrjeve. Është transferuar në Gjilan para rreth pesë vitesh”, ka thënë një zyrtar policor për Express.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes përvec policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Fqinjë të familjes kanë dhënë një version tjetër, të cilin momentalisht Prokuroria po e hedh poshtë.

Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e sotme në shtëpinë e familjes Bllaca nga Gjilani.

Një armë zjarri u gjet në dorën e Valdete Bllacës, e cila sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka vrarë nënën Hanifen, babain Zeqirin, dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas edhe veten.

Fqinjë të familjes Bllaca kanë thënë se ishte djali i madh Blerimi ai që kishte shtënë drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut.

Dëshmitarët kanë deklaruar se para orës 13:00 e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj. Sipas tyre, ajo e kishte vrarë më pas vëllain Blerimin dhe në fund kishte bërë vetëvrasje.

Por, këtë version të fqinjëve të familjes Bllaca po e hedh poshtë Prokuroria.

“Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur armë tjetër. Arma i është gjetur polices”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përvec policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar medieve.

Sipas Prokurorisë, policja dyshohet se fillimisht i ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Fisnik Bllaca
Blerim Bllaca
Pas

“Taksa kishte mbështetje ndërkombëtare”, analisti zbulon shtetin që ka përkrahur Haradinajn

Para

“A ishte mbledhja e fondeve një fitore e Ramës? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD-së

Para
“A ishte mbledhja e fondeve një fitore e Ramës? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD-së

“A ishte mbledhja e fondeve një fitore e Ramës? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rritja e tarifave nga SHBA, pesë produktet që tashmë shiten më shtrenjtë në Kanada

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili nuk i nënshtrohet presionit të Trumpit, do të shpallë planin në ndihmë të bizneseve vendase

Zjarri në Malësi të Madhe, shkrumbohet një mjet zjarrfikës

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen, Kamboxhia vlerëson rolin e presidentit në zbutjen e tensioneve me Tajlandën

Lezhë/ Peshkatari mbytet në lumin Mat, u fut për të hedhur rrjetat! Gjendet trupi i pajetë

Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, 6 të arrestuar në Serbi, mes tyre edhe një ish-ministër

Balluku: Nga 1 Gushti, IKMT dhe Policia e Shtetit nisin aksione të forta për lirimin e hapësirave në kufijtë e akseve kombëtare

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur, akuzohen për disa vepra penale të rënda

“Hiqini vetë para se të gjobiteni”, Rama publikon pamje nga lavazhet në trotuare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.