Aktori i humorit Bes Kallaku i kthehet sërish punëve të fshatit. Vetëm dy muaj më parë “Skifteri” i Portokallisë publikoi një video duke punuar me lopatë tokën në fshatin e gjyshes së tij Ijes, në Bubq.
Sot Besi ka publikuar një tjetër video, kësaj radhe duke prerë drunjtë për t’ë ndezur sobën e për t’u ngrohur. “Kjo është e bërtitmja karakteristike kur robi çan dru”, thotë Besi me shaka. Ashtu siç bën gjithnjë.
“E mbani mend ne fshat, kur cahen drute shoqerohej me nje tbertitur zanoresh eaaaaaaeeee”, shkruan hurmoristi më i dashur për publikun, krahas videos së publikuar.(D.D/Shuplaka)