PSG është një skuadër e cila duket se nuk e ka problem të paguajë shifra të çmendura për të sjellë në Paris yjet që dëshiron.
Paris Saint-Germain ka ofruar 270 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës Philippe Coutinho sipas mediave spanjolle.
Sipas Mundo Deportivo, PSG nuk ka kontaktuar drejtpërdrejtë me Barcelonën, por kanë dorëzuar ofertën e tyre rekord tek një prej përfaqësuesve të futbollistit.
Barca, megjithatë, nuk është e gatshme të shesë mesfushorin vetëm nëse Parisi paguan klauzolën prej 400 milionë eurosh. Që nga bashkimi me Barcelonën, Coutinho ka bërë 22 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe duke ofruar gjashtë asistime. (B.H/Faxweb)